“Po, e kam një thikë” – policët i kërkojnë 17-vjeçarit në Prishtinë ta hapë çantën, zbulojnë edhe armë zjarri

Një kontroll policor në orët e vona të mbrëmjes në Prishtinë ka rezultuar me arrestimin e një të mituri, të cilit i janë gjetur një armë zjarri dhe dy thika. Fillimisht, i riu u kishte treguar policëve se posedonte një thikë, por hapja e çantës kishte zbuluar se ai mbante edhe armë zjarri, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për të miturin D.P., rreth 17 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur të premten, më 27 nëntor, rreth orës 23:20, në rrugën “Ymer Aliu” në Prishtinë, pranë lokalit “Ambient Pica”, ku një njësi policore ishte duke patrulluar.

Pasi e kishin ndaluar të miturin, zyrtarët policorë e kishin pyetur nëse posedonte ndonjë gjë të kundërligjshme, ndërsa ai u kishte treguar se kishte një thikë.

Mirëpo, në momentin kur policët i kishin kërkuar ta hapte çantën, brenda saj kishin vërejtur edhe një armë zjarri dhe një thikë tjetër.

Pas këtij zbulimi, i mituri është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë, ku është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës.

Arma e zjarrit dhe të dyja thikat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit për të mitur, ndaj 17-vjeçarit është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ministria e Financave dështoi ta zbatojë reformën e tatimit në pronë

Ministria e Financave dështoi ta zbatojë reformën e tatimit në pronë

Foshnja rreth njëmuajshe dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Skenderajt, Policia nis hetimet

Foshnja rreth njëmuajshe dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Skenderajt, Policia nis hetimet

Mourinho kritikoi gjyqtarin por edhe veten, merr fund seria prej 10 fitoreve rresht!

Mourinho kritikoi gjyqtarin por edhe veten, merr fund seria prej 10 fitoreve rresht!