Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkolonel Faton Pllana, priti në një takim lamtumirës Nënkolonel Miguel Cisneros, Oficer Ekzekutiv i Grupit të Mbështetjes së Zonës – Ballkani, të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me shërbim në Kampin Bondsteel, në Sojevë të Ferizajt.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se takimi u zhvillua në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin e deritanishëm, me rastin e përfundimit të misionit të Nënkolonel Cisneros në Kosovë.
“Me këtë rast, Nënkolonel Pllana shprehu vlerësimin për bashkëpunimin dhe kontributin e tij, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme. Policia Rajonale e Ferizajt vlerëson lart bashkëpunimin me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partneritetin e vazhdueshëm në funksion të sigurisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/








