Pinea Matoshi fiton çmimin “Young Actors Award 2026” në Gjermani

Pinea Matoshi fiton çmimin “Young Actors Award 2026” në Gjermani

Pinea Matoshi fiton çmimin “Young Actors Award 2026” në Gjermani

Aktorja e re kosovare, Pinea Matoshi, ka fituar çmimin “Young Actors Award 2026” në edicionin e 75-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Mannheim-Heidelberg në Gjermani, për interpretimin e saj në filmin “Dua”, me regji të Blerta Bashollit.

Juria ndërkombëtare e festivalit e ka vlerësuar Matoshin për interpretimin e saj debutues në kinematografi, ku ajo luan rolin kryesor.

Sponsor 3M Express

“Duke e parë në rolin e Duas, është e vështirë të besohet se ky ishte roli i saj i parë”, thuhet në njoftimin për çmimin.

Filmi “Dua” zhvillon ngjarjet në Prishtinën e fundit të viteve 1990, në periudhën para luftës në Kosovë. Historia rrëfehet përmes përjetimeve të një vajze 13-vjeçare, duke trajtuar frikën, pasigurinë, miqësinë dhe qëndresën përballë rrethanave të vështira.

Filmi “DUA” është realizuar nga regjisorja Blerta Basholli, me producent Valon Bajgora dhe bashkëskenariste Nicole Borgeat.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Arlinda: Feja është politik

Arlinda: Feja është politik

Shqipëria U21 triumfon ndaj Luksemburgut, Brruti realizon supergol në “Air Albania”

Shqipëria U21 triumfon ndaj Luksemburgut, Brruti realizon supergol në “Air Albania”

Kurti në Irlandë kërkon ndihmë për procesin e anëtarësimit në BE

Kurti në Irlandë kërkon ndihmë për procesin e anëtarësimit në BE