Jo vetëm për vozitje, Audi i ri mund të furnizojë me energji edhe shtëpinë tuaj

Jo vetëm për vozitje, Audi i ri mund të furnizojë me energji edhe shtëpinë tuaj

Jo vetëm për vozitje, Audi i ri mund të furnizojë me energji edhe shtëpinë tuaj

Audi ka prezantuar një funksion të ri për modelin kompakt elektrik A2 E-Tron, duke mundësuar që bateria e automjetit të përdoret jo vetëm për vozitje, por edhe për furnizimin me energji të pajisjeve elektrike dhe shtëpive.

Sponsor 3M Express

Teknologjia e re, e prezantuar më 12 nëntor, bazohet në sistemin e karikimit dydrejtimësh (bidirectional charging), i cili mundëson transferimin e energjisë nga bateria e veturës drejt pajisjeve të jashtme.

Përmes funksionit Vehicle-to-Load (V2L), pronarët mund ta përdorin automjetin për të furnizuar me energji pajisje pune, frigoriferë kampingu dhe pajisje të tjera elektrike.

Ndërkohë, teknologjia Vehicle-to-Home (V2H) mundëson furnizimin e shtëpisë me energji nga bateria e veturës, veçanërisht gjatë ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Megjithatë, ky funksion kërkon instalimin e një karikuesi të posaçëm dydrejtimësh DC në shtëpi.

Audi ka kufizuar përdorimin e energjisë në intervalin prej 20 deri në 80 për qind të kapacitetit të baterisë.

Sa i përket specifikave teknike, Audi A2 E-Tron ofrohet me tri kapacitete baterish: 52 kWh, 61 kWh dhe 84 kWh.

Fuqia e karikimit të shpejtë varion nga 100 deri në 183 kW, ndërsa mbushja e baterisë nga 10 në 80 për qind zgjat nga 24 deri në 29 minuta, varësisht nga versioni.

Sipas të dhënave të publikuara më herët nga Audi, versioni me baterinë më të madhe mund të ofrojë autonomi deri në 645 kilometra me një karikim.

Me këtë teknologji, Audi synon ta shndërrojë veturën elektrike në një burim alternativ energjie, duke zgjeruar përdorimin e saj përtej transportit të përditshëm. /Telegrafi/

Lexo edhe

Arlinda: Feja është politik

Arlinda: Feja është politik

Shqipëria U21 triumfon ndaj Luksemburgut, Brruti realizon supergol në “Air Albania”

Shqipëria U21 triumfon ndaj Luksemburgut, Brruti realizon supergol në “Air Albania”

Kurti në Irlandë kërkon ndihmë për procesin e anëtarësimit në BE

Kurti në Irlandë kërkon ndihmë për procesin e anëtarësimit në BE