Pesë të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Krakov

Pesë të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Krakov

Pesë të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Krakov

Sipas raportimeve të mediave polake, një person ka hapur zjarr në mënyrë të rastësishme nga një automjet, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe turistëve që ndodheshin në zonë.

Policia polake bëri të ditur se autori është qëlluar nga efektivët e policisë dhe është transportuar në spital.

Sponsor 3M Express

Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve dhe turistëve të shmangin sheshin kryesor të qytetit.

Personave që ndodhen pranë zonës u është kërkuar të largohen drejt një vendi të sigurt.

Rrethanat dhe motivet e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura.

Kryeministri polak Donald Tusk deklaroi se po mbahet vazhdimisht i informuar për situatën në Krakov pas “të shtënave tragjike”.

“Policia po heton prapavijën dhe të gjitha rrethanat e incidentit,” shkroi Tusk në platformën X.

Me një popullsi prej mbi 800 000 banorësh, Krakovi është qyteti i dytë më i madh në Poloni.

Ai konsiderohet si një destinacion popullor për turistët nga e gjithë bota.

Ndër atraksionet kryesore përfshihen sheshi kryesor, kalaja e Wawelit në kodrën Wawel dhe katedraleja.

Ky qytet universitar është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Zëvendësministri i jashtëm i Turqisë viziton vendpunishten e Xhamisë Qendrore të Prishtinës

Zëvendësministri i jashtëm i Turqisë viziton vendpunishten e Xhamisë Qendrore të Prishtinës

A po e provokon Fuego Feron? – “Djalit” ia vendos emrin e këngëtarit

A po e provokon Fuego Feron? – “Djalit” ia vendos emrin e këngëtarit

Shtiu me armë gjatë ahengut familjar në Shtime, policia ia sekuestron pistoletën dhe 30 fishekë

Shtiu me armë gjatë ahengut familjar në Shtime, policia ia sekuestron pistoletën dhe 30 fishekë