Mbrojtësi kosovar, Leon Zeqiraj, po kalon një periudhë shumë të mirë në futbollin kroat, ku po spikat me paraqitjet e tij te skuadra e Kustosijas.

Ish-përfaqësuesi i Kosovës U21 ka regjistruar katër fitore në katër ndeshjet e fundit, duke u bërë një nga lojtarët e rëndësishëm në stabilizimin e repartit defensiv të skuadrës.
Qendërmbrojtësi ka treguar formë të mirë pas një fillimi jo të kënaqshëm të sezonit, ndërsa paraqitjet e tij kanë marrë vlerësime pozitive në Kroaci dhe kanë tërhequr interesimin e disa skuadrave të njohura.
Zeqiraj është produkt i akademisë së klubit të njohur gjerman, Werder Bremen, ku ka marrë një pjesë të rëndësishme të formimit të tij futbollistik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




