Pesë komisione shqyrtojnë çështje të rëndësishme

Pesë komisione shqyrtojnë çështje të rëndësishme

Pesë komisione shqyrtojnë çështje të rëndësishme

Aktivitetet parlamentare do të nisin në orën 10:00 me mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi. Në këtë takim do të shqyrtohet raporti i Bordit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), lidhur me listat e pritjes në institucionet shëndetësore të nivelit dytësor dhe tretësor, furnizimin me barna nga lista esenciale gjatë vitit 2026, si dhe furnizimin me pajisje medicinale.

Po ashtu, komisioni do të shqyrtojë formimin e një grupi punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.

Sponsor 3M Express

Në orën 11:00, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të zhvillojë takim me ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Ndërkaq, në orën 12:00, Komisioni për Arsim dhe Shkencë do të diskutojë për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe çështjet që lidhen me arsimin e lartë privat në Kosovë. Në takim janë ftuar përfaqësuesit e institucioneve private të arsimit të lartë.

Në orën 13:00, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Agjenda parlamentare do të përmbyllet në orën 15:30 me mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion. Ky komision do të shqyrtojë Raportin Vjetor të Punës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për vitin 2025, në prani të përfaqësuesve të Bordit të këtij institucioni.

Në rend dite do të jetë edhe njoftimi për përmbylljen e tri konkurseve për tri pozita në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), si dhe diskutimi për organizimin e një tryeze lidhur me përafrimin e legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorit me direktivat e Bashkimit Evropian.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

GrowthTank 2026 sjell mbi 15 folës ndërkombëtar

GrowthTank 2026 sjell mbi 15 folës ndërkombëtar

Shpallet fajtor Hashim Thaçi për pengim për drejtësi, dënohet me 17 muaj burgim

Shpallet fajtor Hashim Thaçi për pengim për drejtësi, dënohet me 17 muaj burgim

FAZ: Kosova, një shtet pa mbrojtje dëshmitarësh dhe tentimet për ta zhbërë Specialen

FAZ: Kosova, një shtet pa mbrojtje dëshmitarësh dhe tentimet për ta zhbërë Specialen