Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar për përurimin e këndit të ri të lojërave në shkollën fillore “Rexhep Kadrijaj”, në fshatin Rastavicë.

Projekti është realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa implementimi i tij është bërë nga organizata GLV “Gjeravica”.
Këndi i ri i lojërave synon të krijojë kushte më të mira për nxënësit, duke u ofruar atyre një hapësirë të përshtatshme dhe të sigurt për lojë, argëtim dhe zhvillim.
Me këtë rast, Ramosaj ka shprehur mirënjohje për të gjithë partnerët që kontribuuan në realizimin e projektit, duke theksuar rëndësinë e investimeve që përmirësojnë ambientet shkollore dhe mirëqenien e fëmijëve.
Ai ka shprehur dëshirën që fëmijët ta shfrytëzojnë dhe ta shijojnë sa më shumë hapësirën e re të lojërave. /Telegrafi/




