Duket se në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” kanë filluar të shfaqen shkëndijat e para të afrimitetit mes dy banorëve.

Bëhet fjalë për trajnerin e fitnesit, Rron Isufit, dhe këngëtaren Nora Tushi, të cilët kohëve të fundit janë parë gjithnjë e më të afërt me njëri-tjetrin.
Ishte fillimisht Rroni ai që mori iniciativën për t’iu afruar këngëtares, duke e përqafuar para se të shkonte për të fjetur. Por afrimiteti mes tyre nuk u ndal me kaq, pasi ai u shfaq edhe duke flirtuar me Norën.
Momente të tjera të afërsisë mes dyshes u vunë re edhe gjatë realizimit të provës javore. Në një moment, Nora shihej duke ia mbajtur duart në faqe Rronit, përpara se ky i fundit ta tërhiqte në një përqafim.
Këto momente kanë nxitur kureshtje nëse mes dy banorëve mund të jetë duke lindur diçka më shumë sesa një miqësi.
Mbetet të shihet nëse afrimiteti mes Rronit dhe Norës do të vazhdojë të marrë tjetër drejtim gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/





