Përplasje në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Përplasje në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Përplasje në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Gjithçka nisi pasi Zyra e Kryeministrit dorëzoi raportet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë një orë para fillimit të mbledhjes, pas kërkesave të përsëritura të komisionit. Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ngriti dyshime për autenticitetin e dokumenteve, duke pretenduar se raportet prej 22 faqesh nuk përmbanin asnjë nënshkrim të ministrave përkatës.

 “Fillimisht më vjen mirë që Zyra e Kryeministrit paska dërguar tash, para një ore, dy raportet. Edhe pse unë besoj që është mashtrim. Është shqetësuese që angazhimi edhe i Zyrës së Kryeministrit, në vend që ta ndihmonte këtë komision, bëhet pengesë”, ka thënë Rrahmani.

Sponsor 3M Express

Përplasjet vazhduan edhe për planin e hetimit, të cilin opozita pretendon se shumica e miratoi në mbledhjen e kaluar pa praninë e deputetëve opozitarë, duke lënë jashtë Zyrën e Kryeministrit.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, kundërshtoi mospërfshirjen e këtij institucioni, duke kërkuar që hetimi t’i përfshijë të gjitha hallkat e përgjegjësisë shtetërore

“A po dojmë me kuptu çka ka ndodhë brenda institucioneve tona? A po dojmë me kuptu çka kanë bo policët e që s’ka ditë me rregullu ministria? Çka ka bo sistemi i drejtësisë e që s’ka ditë me rregullu Ministria e Drejtësisë? Çka ka bo QPS-ja, e që s’ka pasë ndoshta politika prej ministrisë përkatëse? A po dojmë me bo ping-pong teatrik këtu?”, ka thene Xhelili-Kica.

“Unë jam këtu për të trajtuar profesionalisht çdo mekanizëm, çdo veprim, çdo mosveprim e çdo mospërmbushje të detyrimeve ligjore të secilës hallkë institucionale, duke nisur nga QPS-të, gjykata, policia, prokuroria…”, ka thënë Adnan Rrustemi, deputet i LVV-së.

Pavarësisht kërkesave të opozitës për rishqyrtimin e planit të punës dhe vazhdimin e mbledhjes në mënyrë publike, komisioni vendosi që diskutimet për kalendarin e aktiviteteve dhe listën e dokumenteve t’i zhvillojë me dyer të mbyllura.

Komisioni Hetimor Parlamentar u themelua më 29 tetor, me 90 vota të deputetëve, për t’i hetuar përgjegjësitë institucionale në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, pasi kishte raportuar dhunën dhe kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Sulmet ruse godasin disa qytete të Ukrainës

Sulmet ruse godasin disa qytete të Ukrainës

299 raste me fruth në Kosovë, 30 të konfirmuara gjatë javës së fundit

299 raste me fruth në Kosovë, 30 të konfirmuara gjatë javës së fundit

Abdixhiku kërkon rikthimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë

Abdixhiku kërkon rikthimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë

Përplasje në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj | Momenti