Abdixhiku kërkon rikthimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë

Abdixhiku kërkon rikthimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë

Abdixhiku kërkon rikthimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga presidentja e Kosovës që ta rishikojë vendimin për largimin e fotografisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë nga hapësirat e Presidencës.

Përmes një reagimi, Abdixhiku ka vlerësuar se Rugova dhe Deklarata e Pavarësisë kanë vendin e tyre në Presidencë, pasi, sipas tij, përfaqësojnë themelet e shtetit të Kosovës.

Sponsor 3M Express

“Ibrahim Rugova ka vendin e tij në Presidencën e Kosovës, sepse ka vendin e tij në themelet e këtij shteti. Po aty e ka vendin edhe Deklarata e Pavarësisë, akti themelues i Republikës sonë.

Largimi i tyre është një vendim i gabuar. Presidenca ka përgjegjësi ta ruajë kujtesën shtetërore dhe ta nderojë historinë mbi të cilën është ndërtuar shteti që përfaqëson. Kjo përgjegjësi qëndron mbi preferencat personale dhe dallimet politike.

Prandaj, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ftoj Presidenten ta rishikojë këtë vendim dhe t’i rikthejë fotografinë e Presidentit Rugova dhe Deklaratën e Pavarësisë në vendin e tyre. Historia që ato përfaqësojnë na përket të gjithëve.

Do t’i bënte nder edhe asaj.

Siç i bën nder sot ky portret edhe Parlamentit Evropian”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Presidenti gjerman uron Shiroka Pulën: E ardhmja e Kosovës është në Evropë

Presidenti gjerman uron Shiroka Pulën: E ardhmja e Kosovës është në Evropë

Tre emra në listën e Man Utd për pasuesin e mundshëm të Carrickut

Tre emra në listën e Man Utd për pasuesin e mundshëm të Carrickut

Deputeti i LVV-së: Pagat mbi 2 mijë euro po i kthejnë mjekët specialistë në Kosovë

Deputeti i LVV-së: Pagat mbi 2 mijë euro po i kthejnë mjekët specialistë në Kosovë

Abdixhiku kërkon rikthimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë | Momenti