Përplasje mes Musliut dhe Sveçlës për çështjen e uniformave të policisë

Përplasje mes Musliut dhe Sveçlës për çështjen e uniformave të policisë

Përplasje mes Musliut dhe Sveçlës për çështjen e uniformave të policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, janë përplasur në Kuvendin e Kosovës lidhur me çështjen e uniformave dhe pajisjeve të Policisë së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Gjatë debatit, Musliu ka kritikuar Sveçlën, duke thënë se përgjegjësia për këtë çështje është personale e tij. Ajo ka ngritur shqetësime edhe për mënyrën se si është menaxhuar buxheti dhe janë krijuar kushtet për pjesëtarët e Policisë.

Në përgjigjen e tij, Sveçla ka thënë se ai është faktori i fundit që verifikon nëse procedurat janë ndjekur sipas rregullave, ndërsa përgjegjësia për procesin e prokurimit i takon departamentit përkatës të mbështetjes. “Unë jam faktori i fundit që bëj verifikimin nëse procedurat janë ndjekur sipas rregullave. Përgjegjësia për këtë proces është te departamenti përkatës i mbështetjes.

Prandaj, duhet të jetë jashtëzakonisht e qartë se unë nuk merrem me detajet e një procesi të prokurimit”, ka deklaruar Sveçla. Ai ka shtuar se nuk ia ka ndryshuar rolin Policisë së Kosovës, por ka rritur mbështetjen ndaj saj, përfshirë atë financiare. Ndërkaq, Musliu ka kundërshtuar këtë arsyetim, duke thënë se në të kaluarën Policia ka pasur buxhet më të vogël, por nuk ka pasur ankesa për mungesë të uniformave, pajisjeve dhe kapelave.

“Ka pasur buxhet më të vogël, por nuk kemi pasur asnjë polic që është ankuar për mungesë të uniformave, pajisjeve apo kapelave. Ju po paraqitni buxhetin në letër, ndërsa ne synojmë që buxhetin ta realizojmë në praktikë, duke krijuar kushte më të mira për punë për policët”, ka thënë Musliu.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Shpërthen vetura në Shën Petersburg, vritet koloneli rus – plagoset edhe familjari që udhëtonte me të

Shpërthen vetura në Shën Petersburg, vritet koloneli rus – plagoset edhe familjari që udhëtonte me të

Sulmohet fizikisht një i mitur në rajonin e Gostivarit, shokët pamjet i publikuan në rrjetet sociale

Sulmohet fizikisht një i mitur në rajonin e Gostivarit, shokët pamjet i publikuan në rrjetet sociale

Mourinho bëhet pengesë për largimin e yllit nga Real Madridi

Mourinho bëhet pengesë për largimin e yllit nga Real Madridi