Rasti i Arlindës, Haxhijaj sqaron veprimet e gjykatës: Nuk kam hapur procedurë disiplinore

Rasti i Arlindës, Haxhijaj sqaron veprimet e gjykatës: Nuk kam hapur procedurë disiplinore

Rasti i Arlindës, Haxhijaj sqaron veprimet e gjykatës: Nuk kam hapur procedurë disiplinore

Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhijaj, ka folur lidhur me rastin e Arlinda Zekajt dhe veprimet e ndërmarra nga gjykata.

Sponsor 3M Express

I pyetur nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani nëse ka hapur procedura disiplinore lidhur me këtë rast, Haxhijaj tha se për këtë çështje ekziston një komunikatë e publikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Gjykata Themelore në Pejë.

“E kemi një komunikatë që është publikuar prej Këshillit Gjyqësor dhe gjykatës, për veprimet që janë ndërmarrë prej fillimit deri në përfundim. Nuk kam hapur procedurë disiplinore”, ka deklaruar Haxhijaj, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë, seanca fillestare ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, e paraparë të mbahej sot në Gjykatën Themelore në Pejë, është shtyrë.

Seanca, në kuadër të rastit penal për veprën penale “Kanosja”, ishte caktuar për orën 11:00, por u shty pas kërkesës së avokatit të palës së dëmtuar, Besnik Berisha.

Seanca e radhës është caktuar për 24 nëntor 2026, në orën 13:00.

Lexo edhe

Shpërthen vetura në Shën Petersburg, vritet koloneli rus – plagoset edhe familjari që udhëtonte me të

Shpërthen vetura në Shën Petersburg, vritet koloneli rus – plagoset edhe familjari që udhëtonte me të

Sulmohet fizikisht një i mitur në rajonin e Gostivarit, shokët pamjet i publikuan në rrjetet sociale

Sulmohet fizikisht një i mitur në rajonin e Gostivarit, shokët pamjet i publikuan në rrjetet sociale

Mourinho bëhet pengesë për largimin e yllit nga Real Madridi

Mourinho bëhet pengesë për largimin e yllit nga Real Madridi

Rasti i Arlindës, Haxhijaj sqaron veprimet e gjykatës: Nuk kam hapur procedurë disiplinore | Momenti