Përplasje mes Haxhiut dhe Hazirit në Kuvend gjatë debatit për vrasjen e Arlindës

Përplasje mes Haxhiut dhe Hazirit në Kuvend gjatë debatit për vrasjen e Arlindës

Përplasje mes Haxhiut dhe Hazirit në Kuvend gjatë debatit për vrasjen e Arlindës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është përplasur me deputetin e LDK-së, Lutfi Haziri, gjatë seancës së jashtëzakonshme ku po diskutohej për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Sponsor 3M Express

Përplasja nisi pas fjalimit të Hazirit, i cili kritikoi Qeverinë për përgjegjësinë në garantimin e sigurisë juridike dhe fizike të qytetarëve.

Haziri tha se siguria e qytetarëve është një nga detyrat kryesore të Qeverisë dhe se institucionet nuk mund të distancohen nga përgjegjësia për mbrojtjen e tyre.

Ai kërkoi që rasti i Arlindës të shërbejë si thirrje për reflektim dhe masa konkrete për parandalimin e rasteve të ngjashme.

Në anën tjetër, Haxhiu kritikoi qeveritë e kaluara, duke pretenduar se gjatë mandateve të tyre nuk ishin ndërmarrë veprime të mjaftueshme për trajtimin e dhunës ndaj grave.

Ajo deklaroi se, sipas saj, veprimet institucionale në këtë drejtim kanë nisur në vitin 2021, kur ajo mori detyrën e ministres së Drejtësisë.

Haxhiu gjithashtu e akuzoi LDK-në për shfrytëzimin e foltores së Kuvendit për akuza politike, duke kërkuar kujdes në deklaratat e bëra gjatë debatit për vrasjen e Arlindës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Hetuesi policor Qendrim Sheremeti kishte bërë kërkesë tek zinxhiri komandues policor dhe prokurorja Arlinda Nallbani Gacaferi që viktima Arlinda Zekaj të vizitohej në baza ditore nga patrulla policore

Kryeprokurori i Shtetit: Kushdo që ka dështuar do të japë llogari për lëshimet në rastin e Arlinda Zekajt

Kryeprokurori i Shtetit: Kushdo që ka dështuar do të japë llogari për lëshimet në rastin e Arlinda Zekajt

Imeri: Vuçiqi mund të largohet nga pushteti, por trashëgimia e tij politike ndaj Kosovës mund të vazhdojë

Imeri: Vuçiqi mund të largohet nga pushteti, por trashëgimia e tij politike ndaj Kosovës mund të vazhdojë