Gjatë Prime të Big Brother VIP Kosova 5, është transmetuar një klip nga debati mes banores Beharës dhe Akilit.

Pas transmetimit të klipit, Behara ka deklaruar se e ka kursyer Akilin, por se nuk mund t’ia tolerojë veprimet e tij.
Nga ana tjetër, Akili ka thënë se Behara po përdor diçka që nuk duhet dhe ka theksuar se asnjëherë nuk e ka cenuar atë në aspektin moral. Ai gjithashtu e ka akuzuar Beharën se po e luan rolin e asistentes së Fuegos.
Në debat është përfshirë edhe Fuego, i cili ka akuzuar Akilin se i ofendon femrat, ndërsa ka thënë se qëndrimi i tij me vajzat lidhet me sjelljen e mirë që, sipas tij, ai ka ndaj tyre.




