Debati për çështjen e financimit të klubeve sportive në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka çuar në përplasje fizike mes drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani, dhe asamblistit të Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Berisha.
Seanca e rregullt e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut është shoqëruar me tensione të cilat eskaluan deri në përleshje fizike mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës.

Gjithçka nisi gjatë diskutimit, kur drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani u përplas verbalisht me shefin e grupit të asamblistëve të PDK-së, Shkëlqim Ibrahimi gjatë debatit për çështjen e financimit të klubeve sportive.Pas përplasjes verbale, asamblisti i PDK-së doli nga salla, ndërsa në korridorin e Kuvendit Komunal ajo përfundoj me përplasje fizike mes asamblistit Artan Berisha dhe Mon Nezirit, shoferit të kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.
Lidhur me situatën u deklaruan shefat e grupeve të asamblistëve nga LVV e PDK.
“Një gjë dua të theksoj se me i thënë dikujt: “Eja t’i qërojmë hesapet jashtë”, ose me rrugës jashtë Kuvendit me e sulmu dikë ose me e prek dikë me dorë, me shty, kjo është mendësi e ulët dhe mendësi e dhunës që nuk guxon të ndodhë brenda institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Kushtrim Zeneli, shef i grupit të asamblistëve të LVV-së.
“Në vazhdimësi, qoftë prej kryetarit, qoftë prej drejtorëve të caktuar, jo të gjithëve, përdoren terma fyes dhe jozyrtarë, saqë sot kulminacioni i kësaj që pati edhe konfrontim verbal…”, ka thënë Shkëlqim Ibrahimi, shef i grupit të asamblistëve të PDK-së.
Si pasojë e tensioneve, seanca u ndërprere.
Burimi: RTKLive





