Dy trena janë përplasur të martën në Pragë të Republikës Çeke, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 46 persona, katër prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Pas aksidentit, ekipet e emergjencës kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe të lënduarit i kanë transportuar në disa spitale të qytetit, me qëllim të shmangies së mbingarkesës së institucioneve shëndetësore.
Ndërkohë, hetuesit kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.
Qarkullimi hekurudhor nga stacioni kryesor i Pragës është rikthyer pjesërisht, ndërsa normalizimi i plotë i tij pritet të bëhet gjatë pasdites.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





