Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se ka përfunduar restaurimi i Valanicës dhe Mullirit në fshatin Bellobrad të Dragashit.

Sipas Bogujevcit, ky aset i trashëgimisë kulturore daton që nga shekulli XIX dhe ka shërbyer për bluarjen e grurit e misrit, si dhe përpunimin e leshit për veshjet tradicionale.
Ajo ka theksuar se veçantia e këtij objekti qëndron në faktin se dy veprimtari tradicionale zhvilloheshin nën të njëjtën çati, duke e bërë atë një dëshmi të rëndësishme të jetës dhe mjeshtërisë së dikurshme në Opojë.
Bogujevci ka vlerësuar se restaurimi i këtij objekti përbën një hap konkret drejt ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës. /Telegrafi/




