Përfundon në paraburgim personi që sulmoi gjyqtaren në Viti

Përfundon në paraburgim personi që sulmoi gjyqtaren në Viti

Përfundon në paraburgim personi që sulmoi gjyqtaren në Viti

Gjykata Themelore në Gjilan, dega Viti ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit që sulmoi fizikisht gjyqtaren Qëndresa Sejdiu, pasditen e 4 nëntorit në Viti.

Sponsor 3M Express

Personi i ndaluar H.Y., është dërguar në paraburgim, në kohëzgjatje prej një muaji, për kryerjen e veprës penale sulmi ndaj personit zyrtar, raporton Klankosova.tv

Sipas dosjes së Prokurorisë Themelore në Gjilan, rasti ka ndodhur në fshatin Sadovinë e Jerlive të Komunës së Vitisë, gjatë realizmit të ekzaminimit të terrenit në kuadër të një lënde civile.

“…veprim procedural që ndërmerrej nga gjyqtarja e rastit, me qëllim të shqyrtimit dhe konstatimit të rrethanave faktike relevante për çështjen civile, i pandehuri H. Y. i pranishëm në vendin e ngjarjes, me dashje, vetëdije dhe në mënyrë agresive, ndërhyn në zhvillimin e veprimit zyrtar të gjykatës, duke ndërmarr veprime të drejtpërdrejta kundër gjyqtares dhe duke cenuar integritetin e saj fizik, si dhe autoritetin dhe ushtrimin e pavarur të funksionit gjyqësor.”

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Mungesa e uniformave për kadetët e rinj, Kurti ia lë fajin Ministrisë

Mungesa e uniformave për kadetët e rinj, Kurti ia lë fajin Ministrisë

Mbi 400 mijë euro kamata, kërkuan edhe shtëpinë e lokalet në vlerë 1 milion euro – aktakuzë për fajde në Prizren

Mbi 400 mijë euro kamata, kërkuan edhe shtëpinë e lokalet në vlerë 1 milion euro – aktakuzë për fajde në Prizren

UNI-UNIVERSUM INTERNATIONAL COLLEGE ORGANIZON KONFERENCËN MBI VLERËN E SHTUAR TË ARSIMIT DUAL NË KOSOVË: URËLIDHJE MES UNIVERSITETIT DHE TREGUT TË PUNËS

UNI-UNIVERSUM INTERNATIONAL COLLEGE ORGANIZON KONFERENCËN MBI VLERËN E SHTUAR TË ARSIMIT DUAL NË KOSOVË: URËLIDHJE MES UNIVERSITETIT DHE TREGUT TË PUNËS