“Për pesë vjet kostoja e jetesës është rritur mesatarisht 45 për qind”, Hoti: Buxheti nuk matet me shifrat në letër, por me cilësinë e jetës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti theksoi se në pesë vitet e fundit, sipas ASK-së, kostoja e jetesës është rritur mesatarisht për 45%, ndërsa për shumë produkte të konsumit familjar çmimet gati janë dyfishuar.

Sponsor 3M Express

Hoti në një postim në Facebook shkruan se Qeveria mund të prezantojë shifra miliardëshe, por realiteti matet me koston e konsumit familjar, matet me koston që çdo vikend familja paguan në arkën e marketeve.

“Kur çmimet dyfishohen, jeta e qytetarëve bëhet më e vështirë. Propaganda për sukses ekonomik nuk e mbush shportën e konsumit të familjeve! Qeveria mund të prezantojë shifra miliardësh, por realiteti matet me koston e konsumit familjar, matet me koston që çdo vikend familja paguan në arkën e marketeve”, shkruan ai.

Hoti tutje thekson se debati që duhet të bëhet në Kuvend me rastin e diskutimit të buxhetit 2027-2029 duhet të përqendrohet në këto çështje:

– Çfarë ka ndodhur me koston e jetës së qytetarëve?

-Kush mban përgjegjësi për këtë dhe

-Çfarë mund të bëhet për të lehtësuar këtë barrë?. /Telegrafi/

Lexo edhe

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

“Për pesë vjet kostoja e jetesës është rritur mesatarisht 45 për qind”, Hoti: Buxheti nuk matet me shifrat në letër, por me cilësinë e jetës | Momenti