Shkurte Fejza sot ka mbushur 65 vite jetë. Këngëtarja e famshme shqiptare ka arritur moshën e pensionit, por që sigurisht që s’e ka në plan të pensionohet nga muzika.

Një urim special e romantik për këngëtaren ka ardhur nga bashkëshorti i saj, Hajrushi.
“Sot është dita jote, Shkurta ime!
Nuk e di nëse fjalët mund ta shprehin plotësisht atë që ndiej për ty, por dua të të them se jam njeriu më mirënjohës që jeta më dha fatin të të kem pranë.
Bashkë nisëm një rrugëtim që u bë jetë. U rritëm bashkë, ëndërruam bashkë, i përballuam sfidat bashkë dhe ndërtuam një histori që nuk përbëhet vetëm nga dashuria jonë, por edhe nga familja, kënga, sakrificat dhe përkushtimi ndaj vendit tonë.
Kam qenë dëshmitar i forcës, talentit, përkushtimit dhe dinjitetit tënd. Kam parë se sa shumë ke dhënë nga vetja për këngën dhe për popullin tënd. Por, përtej artistes që e njeh publiku, unë njoh gruan e jetës sime, bashkëshorten, nënën dhe gjyshen e mrekullueshme.
Faleminderit për dashurinë, për besimin, për çdo ditë të bukur dhe për çdo vështirësi që e kaluam dorë për dore. Faleminderit që edhe pas gjithë këtyre viteve, vazhdon të jesh dashuria, krenaria dhe shoqja ime më e mirë.
Nëse do të më jepej edhe një jetë për ta jetuar, përsëri do të të zgjidhja ty!
Gëzuar ditëlindjen, Shkurta ime! Të paçim edhe shumë vite me shëndet, lumturi e dashuri pranë fëmijëve, nipërve e mbesave dhe të gjithë atyre që të duan.
Të dua sot, si dje, dhe përherë” shkruan Hajrushi në urimin për të shoqen.
Burimi: Insajderi





