Pejë: Ndalohen dy persona të dyshuar për grabitjen e një shtetaseje të huaj, me urdhër të u.d. së Kryeprokurores Dishaj-Haxhosaj

Dy persona janë ndaluar nga organet e rendit në Pejë, nën dyshimin për përfshirje në një rast grabitjeje ndaj një shtetaseje të huaj, ngjarje kjo që dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kaluar.

Sponsor 3M Express

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Sipas informacioneve zyrtare, ndalimi i dy të dyshuarve është bërë me urdhër të ushtrueses së detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Dishaj Haxhosaj.

Të dyshuarit pritet të procedohen më tej para organeve të drejtësisë, ndërsa Prokuroria dhe organet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Po ashtu, u.d. e Kryeprokurores, së bashku me zyrtarë policorë, kanë vizituar viktimën në strehimore për të parë nga afër gjendjen e saj.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Eva Longoria, 51 vjeçe, tregon 4 ushtrimet me të cilat ruan linjën trupore: Asgjë e komplikuar!

Eva Longoria, 51 vjeçe, tregon 4 ushtrimet me të cilat ruan linjën trupore: Asgjë e komplikuar!

NPL “Fushë Kosova” pastron hapësirat publike në disa lokacione të qytetit

NPL “Fushë Kosova” pastron hapësirat publike në disa lokacione të qytetit

Strategjia e ‘rrezikshme’ që Lamine Yamal e pati për ta fituar Topin e Artë

Strategjia e ‘rrezikshme’ që Lamine Yamal e pati për ta fituar Topin e Artë