PDK zyrtarisht i kërkon Presidentes ta rikthejë në Kuvend Ligjin për Specialen

PDK zyrtarisht i kërkon Presidentes ta rikthejë në Kuvend Ligjin për Specialen

PDK zyrtarisht i kërkon Presidentes ta rikthejë në Kuvend Ligjin për Specialen

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka kërkuar të enjten presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, që ta rikthejë në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Sponsor 3M Express

Përmes një letre zyrtare, PDK-ja ka bërë të ditur se kërkesa vjen pas konsultimeve të gjera, me qëllim të plotësimit të disa dispozitave dhe forcimit të sigurisë juridike të ligjit.

Sipas kësaj partie, rishqyrtimi synon të garantojë mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë.

PDK-ja ka theksuar se ligji është i finalizuar në pjesën dërrmuese të tij dhe se rikthimi në Kuvend nuk nënkupton nisjen e procesit nga e para, por një verifikim përfundimtar profesional për të adresuar elementet që mund të pengojnë zbatimin e tij.

“Kërkesa është për rikthim në Kuvend, jo në Qeveri apo për nisjen e punës nga e para”, thuhet në deklaratën e PDK-së, e cila kërkon që procesi t’i shërbejë finalizimit dhe hyrjes në fuqi të ligjit pa vonesa të panevojshme.

Partia ka ftuar ekspertët që kanë shprehur gatishmëri për të kontribuuar, përfshirë Avokatin e Popullit, që t’i paraqesin propozimet e tyre konkrete.

PDK-ja ka shprehur pritjen që ligji të miratohet sërish brenda pak javësh, ashtu siç ishte miratuar më 6 tetor 2026.

“Gatishmëria për ta përmirësuar ligjin nuk është në asnjë mënyrë tërheqje prej tij. PDK-ja nuk do të heqë dorë nga hyrja e tij në fuqi assesi”, thuhet në deklaratë.

Ndërkaq, kjo parti ka bërë të ditur se paralelisht do të vazhdojë angazhimin për hartimin e një strategjie të koordinuar shtetërore për procesin e apelit, sigurimin e fondeve të nevojshme dhe ofrimin e mbështetjes profesionale për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë.

Sipas PDK-së, mbështetja për apelin dhe finalizimi i ligjit duhet të ecin paralelisht, ndërsa mbrojtja e UÇK-së dhe e vlerave të luftës çlirimtare mbetet një përgjegjësi e panegociueshme./Telegrafi/

Lexo edhe

Ditët e ftohta shtojnë oreksin, ja pse rrezikojmë të shtojmë peshë

Ditët e ftohta shtojnë oreksin, ja pse rrezikojmë të shtojmë peshë

“Një turp i vërtetë” – Trump kritikon LeBron Jamesin për sjelljen e ti gjatë himnit amerikan

“Një turp i vërtetë” – Trump kritikon LeBron Jamesin për sjelljen e ti gjatë himnit amerikan

Fjolla Morina tërheq vëmendje në fotografinë me plis në kokë

Fjolla Morina tërheq vëmendje në fotografinë me plis në kokë