Pavarësisht promovimit në Ligën B, Maran qëndron me “këmbë në tokë”: Objektiv është Evropiani

Pavarësisht promovimit në Ligën B, Maran qëndron me “këmbë në tokë”: Objektiv është Evropiani

Pavarësisht promovimit në Ligën B, Maran qëndron me “këmbë në tokë”: Objektiv është Evropiani

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Rolando Maran, ka shprehur kënaqësinë e tij për paraqitjet e Kombëtares në edicionin e pestë të Ligës së Kombeve, ku kuqezinjtë arritën ta përmbyllin me sukses fazën e grupeve.

Sponsor 3M Express

Shqipëria e fitoi Grupin C1 dhe siguroi promovimin në Ligën B për edicionin e ardhshëm, pas një serie rezultatesh pozitive, të cilat trajneri italian i ka vlerësuar lart.

Pas fitores së fundit ndaj Bjellorusisë, Maran theksoi se futbollistët e tij kishin dhënë maksimumin gjatë të gjashtë ndeshjeve, ndërsa veçoi edhe mbështetjen e tifozëve.

“Ka qenë një fitore e madhe, një hap i madh përpara. Në të gjashtë ndeshjet lojtarët kanë dhënë maksimumin. Përveç rezultateve në fushë, kemi fituar edhe publikun, i cili është kënaqur me paraqitjet tona”.

Tekniku italian u ndal edhe te kontributi i futbollistëve të ndryshëm, duke zbuluar se gjatë këtij edicioni Shqipëria kishte pasur edhe tre debutues.

“Gjatë gjashtë ndeshjeve kemi pasur edhe tre debutues. Ka pasur edhe lojtarë më të vjetër, por ata janë profesionistë dhe kanë bërë paraqitje të mira. Për momentin duhet t’i gëzohemi kësaj arritjeje”.

Maran vlerësoi gjithashtu bilancin e Shqipërisë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, duke theksuar përmirësimin si në fazën defensive, ashtu edhe në atë sulmuese.

Në fund, përzgjedhësi bëri të qartë se objektivi i radhës për Shqipërinë mbetet kualifikimi në Kampionatin Evropian.

“Do ta festojmë këtë arritje, do të kënaqemi me këtë fitore, por sigurisht që objektivi mbetet kualifikimi në Evropian”, përfundoi Maran./Telegrafi/

Lexo edhe

Kthesë e papritur në gjigantin teknologjik: Jensen Huang po shqyrton rikthimin në krye të Nvidia-s pas skandalit me “spiunen kineze”

Kthesë e papritur në gjigantin teknologjik: Jensen Huang po shqyrton rikthimin në krye të Nvidia-s pas skandalit me “spiunen kineze”

Nga banesat bosh te vilat në bregdet, Shqipëria rrit taksën e pronave

Nga banesat bosh te vilat në bregdet, Shqipëria rrit taksën e pronave

Zgjodhi numrat me vajzën e tij, amerikani fiton lotarinë

Zgjodhi numrat me vajzën e tij, amerikani fiton lotarinë