Pau Cubarsi fiton çmimin “Golden Boy 2026”

Pau Cubarsi fiton çmimin “Golden Boy 2026”

Pau Cubarsi fiton çmimin “Golden Boy 2026”

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsí, është fituesi i çmimit prestigjioz “Golden Boy 2026”, të ndarë nga gazeta italiane “Tuttosport”.

Sponsor 3M Express

Futbollisti 19-vjeçar u përzgjodh si lojtari më i mirë evropian nën moshën 21-vjeçare, duke pasuar në këtë çmim Desire Doue, fituesin e edicionit të kaluar.

Vendimi u mor nga një juri prej 50 gazetarësh të mediave sportive nga vende të ndryshme të Evropës. Cubarsí e fitoi këtë vlerësim pas një sezoni të shkëlqyer, në të cilin u shndërrua në një nga futbollistët e rëndësishëm të Barcelonës.

Pavarësisht moshës së re, qendërmbrojtësi ka treguar pjekuri dhe siguri në repartin defensiv, duke u konsoliduar në skuadrën e parë katalunase.

Produkti i akademisë së Barcelonës do ta pranojë trofeun në një ceremoni që do të mbahet në Torino gjatë muajit dhjetor.

Me këtë çmim, Cubarsí bëhet pasuesi i Desiré Doue, ndërsa nuk mund të mos përmendet se bashkëlojtari i tij, Lamine Yamal, nuk ishte në garë për ta fituar sërish trofeun, pasi e kishte marrë në vitin 2024.

Sipas rregullave të “Tuttosport”, një futbollist nuk mund ta fitojë dy herë këtë çmim.

Që nga debutimi me ekipin e parë të Barcelonës, më 18 janar 2024, në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Unionistas, Cubarsí ka regjistruar 141 paraqitje me skuadrën katalunase, krahas 23 ndeshjeve me Përfaqësuesen e Spanjës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Hoxha kritikon opozitën dhe Qeverinë: E para merret me vetveten, e dyta s’mund të arsyetohet më

Hoxha kritikon opozitën dhe Qeverinë: E para merret me vetveten, e dyta s’mund të arsyetohet më

Presidentja Shiroka-Pula viziton Dardanët, merr dhuratë fanellën e Kombëtares

Presidentja Shiroka-Pula viziton Dardanët, merr dhuratë fanellën e Kombëtares

Rama deklarohet për projektin në Ulpianë: Fontana nuk preket, parkimi parashihet nëntokësor

Rama deklarohet për projektin në Ulpianë: Fontana nuk preket, parkimi parashihet nëntokësor