Pastrimi spektakolar i një Ford Mustang të vitit 1965, pamjet bëhen virale

Pastrimi spektakolar i një Ford Mustang të vitit 1965, pamjet bëhen virale

Pastrimi spektakolar i një Ford Mustang të vitit 1965, pamjet bëhen virale

Një krijues përmbajtjesh nga Pensilvania ka realizuar një pastrim jashtëzakonisht të kënaqshëm të një Ford Mustang klasik të vitit 1965, duke hequr ndryshkun nga karroceria e tij me një proces që ka tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve në internet.

Sponsor 3M Express

Fillimisht, vetura u zhyt në një enë me acid, ndërsa më pas u nxor dhe u pastrua me presion të lartë të ujit, derisa ndryshku filloi të largohej dhe ngjyra origjinale e karrocerisë të bëhej sërish e dukshme, transmeton Telegrafi.

Autori i videos është Trevor Malloy, i cili në Instagram njihet me emrin minute_of_dangle. Ai është profesionist në heqjen e bojës dhe në profilin e tij publikon vazhdimisht pamje të proceseve të largimit të ndryshkut. Përmbajtja e tij ka mbledhur më shumë se 476 mijë ndjekës.

Pastrimi i Mustangut të vitit 1965 ishte veçanërisht mbresëlënës, pasi në fund të procesit pothuajse nuk kishte mbetur asnjë gjurmë ndryshku në pjesën e çeliktë të karrocerisë.

Megjithatë, pavarësisht pamjes së përmirësuar, vetura ishte ende larg të qenit e gatshme për të lëvizur në rrugë, pasi pastrimi kishte zbuluar kryesisht karrocerinë metalike, ndërsa shumë pjesë të tjera mungonin.

Videoja mori reagime të shumta pozitive. Një përdorues komentoi: “E hapa videon për shkak të enës me acid, por qëndrova për larjen me presion”.

Një tjetër e cilësoi si “gjënë më të kënaqshme që kam parë gjatë muajve të fundit”.

Edhe llogaria zyrtare e Ford Mustang në Instagram reagoi ndaj videos, duke komentuar me humor: “Faleminderit për banjën”.

Pamjet dëshmojnë edhe një herë se videot e pastrimit dhe restaurimit të veturave të vjetra vazhdojnë të jenë ndër përmbajtjet më të pëlqyera në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Lexo edhe

Hegseth thyen heshtjen pas 6 muajsh: Nisma për shkarkimin tim është një farsë dhe spektakël

Hegseth thyen heshtjen pas 6 muajsh: Nisma për shkarkimin tim është një farsë dhe spektakël

Mjekët kosovarë kryejnë operacionin e rrallë në aortë, shpëtohet 52-vjeçari  në QKUK

Mjekët kosovarë kryejnë operacionin e rrallë në aortë, shpëtohet 52-vjeçari në QKUK

Rasti i Arlinda Zekajt, gjatë javës së ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve

Rasti i Arlinda Zekajt, gjatë javës së ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve