Një histori emocionuese ka prekur publikun e Big Brother VIP Kosova. Ish-banori i edicionit të dytë, Besi, dhe bashkëshortja e tij pritet të bëhen prindër për herë të parë.

Ky lajm i gëzueshëm vjen pas shumë tentativash të çiftit për të pasur një fëmijë. Edhe vetë Besi, gjatë rrëfimit të tij në shtëpinë e BBVK-së, kishte treguar se ata kishin hasur vështirësi në këtë rrugëtim.
Asokohe, produksioni u kishte ofruar mundësinë për trajtim në një klinikë, në mënyrë që t’i ndihmonte në realizimin e ëndrrës së tyre për t’u bërë prindër.
Duke folur për këtë lajm të shumëpritur, Besi u shpreh: “Është një emocion shumë i veçantë dhe një gëzim kaq i madh që e kam pritur për një kohë të gjatë. Prej momentit që e kam marrë vesh këtë lajm, jam duke u ndier gjithë kohën falënderues.”
Çifti madje ka ndarë edhe një video nga momenti kur është njoftuar se testi i shtatzënisë kishte rezultuar pozitiv.
Ndërkohë, Valira nuk ka mundur t’i mbajë lotët në studio, teksa po shikonte klipin që dokumentonte këtë lajm kaq të lumtur.





