Pas largimit të Ronaldos, Jorge Jesus zbulon pesë kandidatët për shiritin e kapitenit te Portugalia

Pas largimit të Ronaldos, Jorge Jesus zbulon pesë kandidatët për shiritin e kapitenit te Portugalia

Pas largimit të Ronaldos, Jorge Jesus zbulon pesë kandidatët për shiritin e kapitenit te Portugalia

Jorge Jesus ka zbuluar pesë futbollistët që mund të marrin përsipër përgjegjësitë e kapitenit të Portugalisë pas pensionimit të Cristiano Ronaldos nga futbolli ndërkombëtar.

Sponsor 3M Express

Në një konferencë për media, përzgjedhësi portugez shpjegoi se përcaktimi i kapitenit të Kombëtares bëhet në bazë të numrit të paraqitjeve me fanellën e Portugalisë dhe jo sipas zgjedhjes personale të trajnerit.

“Lojtari me më së shumti paraqitje ndërkombëtare pas Cristianos është Bernardo Silva”, deklaroi Jesus, duke përmendur më pas edhe Ruben Dias, Joao Cancelo, Ruben Neves dhe Bruno Fernandes si pesë futbollistët që mund të marrin përsipër këtë përgjegjësi.

Bernardo Silva është aktualisht në krye të kësaj hierarkie me 115 paraqitje për Portugalinë.

Pas tij renditet Bruno Fernandes me 97 ndeshje, ndërsa Rúben Dias ka 84, Joao Cancelo 77 dhe Ruben Neves 73 paraqitje.

Një tjetër detaj interesant i zbuluar nga Jorge Jesus është se të pesë futbollistët kanë punuar më parë nën drejtimin e tij në nivel klubesh.

Pas largimit të Ronaldos, Portugalia përgatitet kështu për një periudhë të re, ku përgjegjësitë e udhëheqjes së skuadrës pritet të kalojnë te emrat më me përvojë të gjeneratës aktuale.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Amandamentet e ligjit – Qeveria dialogon me Brukselin për Specialen (VIDEO)

Amandamentet e ligjit – Qeveria dialogon me Brukselin për Specialen (VIDEO)

Trumpi e promovon Stephen Millerin në rolin e shefit të stafit, duke zëvendësuar Susie Wilesin

Trumpi e promovon Stephen Millerin në rolin e shefit të stafit, duke zëvendësuar Susie Wilesin

Raportet për Arlindën – Kryeministria s’i çon, përplasen deputetët (VIDEO)

Raportet për Arlindën – Kryeministria s’i çon, përplasen deputetët (VIDEO)