Pas kartonit të kuq për “stil të Suarezit”, Hajrizi kërkon falje: Kam bërë një gabim që pati pasoja të rënda

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Kreshnik Hajrizi, ka reaguar pas ndeshjes, duke kërkuar falje publike për gabimin që, sipas tij, pati pasoja të rënda dhe shkaktoi zhgënjim te tifozët dhe bashkëkombësit.

Sponsor 3M Express

Përmes një reagimi, Hajrizi e ka cilësuar këtë moment si një nga më të dhimbshmit në karrierën e tij, duke shprehur keqardhje të thellë për atë që ndodhi.

Ai ka marrë përgjegjësinë për gabimin dhe ka kërkuar falje nga tifozët që ishin të pranishëm në stadium, nga të gjithë ata që e mbështesin Kosovën, si dhe nga bashkëlojtarët e tij.

“Një moment jashtëzakonisht i vështirë për t’u përjetuar, pa dyshim një nga momentet më të dhimbshme të karrierës sime.

Sot ndiej një zhgënjim të madh dhe një dëshpërim të thellë. Kam bërë një gabim që pati pasoja të rënda dhe që lëndoi një vend të tërë, një komb të tërë. Jam plotësisht i vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbaj dhe dua të kërkoj falje me gjithë zemër.

Të gjithë tifozëve Dardanë që ishin të pranishëm në stadium, të gjithë atyre që brohoritën, shpresuan dhe mbështetën ekipin tonë, si dhe çdo personi që e mban Kosovën në zemër, ju kërkoj falje.

Dua të kërkoj falje edhe ndaj bashkëlojtarëve të mi.

Faleminderit të gjithëve që vazhdojnë të na mbështesin, edhe në momentet më të vështira.

Forca Kosovë!

Dashuri dhe respekt i pafund për këtë fanellë dhe për gjithë kombin tonë”, ka shkruar Hajrizi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Arsenali do të kompletojë sulmin me yllin e madh të Bundesligës, ai i ka thënë ‘po’ transferimit

Arsenali do të kompletojë sulmin me yllin e madh të Bundesligës, ai i ka thënë ‘po’ transferimit

Eurostat: Rreth 10% e studentëve në Maqedoni janë shtetas të huaj

Eurostat: Rreth 10% e studentëve në Maqedoni janë shtetas të huaj

Spitali i Prizrenit: Viktima e të shtënave në Suharekë mbërriti pa shenja jete me disa plagë nga arma e zjarrit

Spitali i Prizrenit: Viktima e të shtënave në Suharekë mbërriti pa shenja jete me disa plagë nga arma e zjarrit