Rasti në Suharekë| Historia e të dyshuarit: Në Zvicër vrau gruan, fëmijët kërkonin burgim të gjatë për të

Rrahman Hoti, i arrestuar sot nën dyshimin për vrasjen e S.Dakës, rreth 60-vjeçar, në Suharekë, ishte raportuar në mediat zvicerane edhe për një rast të rëndë kriminal që kishte ndodhur në vitin 2011 në St. Gallen të Zvicrës.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve të atëhershme të mediave zvicerane, një shtetas kosovar, i identifikuar me inicialet Rrahman H., ishte dënuar në maj të vitit 2013 me 19 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Ngjarja kishte ndodhur më 8 nëntor 2011, në afërsi të vendit të punës së gruas, me të cilën ai jetonte i ndarë.

Sipas aktakuzës, ai e kishte pritur bashkëshorten dhe e kishte goditur me veturë nga pas. Më pas, kishte nxjerrë nga bagazhi një shufër hekuri dhe e kishte goditur disa herë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, ai kishte kërcënuar edhe një punëtor të rrugës, i cili kishte tentuar t’i ofronte ndihmë viktimës.

Gjatë procesit gjyqësor, kryetarja e trupit gjykues e kishte cilësuar veprën si jashtëzakonisht brutale dhe gjakftohtë. Sipas gjykatës, vrasja ishte planifikuar dhe ishte motivuar nga zemërimi e hakmarrja, pasi bashkëshortja kishte refuzuar të kthehej tek ai dhe kishte nisur një lidhje të re.

“Ju e keni konsideruar veten zot të jetës së bashkëshortes suaj”, i ishte drejtuar gjyqtarja të dënuarit gjatë shpalljes së aktgjykimit.

Gjykata kishte vendosur gjithashtu që dy fëmijët e çiftit të merrnin nga 35 mijë franga zvicerane si kompensim për dhimbjen e shkaktuar nga humbja e nënës. Avokati i tyre kishte deklaruar gjatë gjykimit se të dy fëmijët dëshironin që babai i tyre të qëndronte sa më gjatë në burg.

Rasti i sotëm në Suharekë

Ndërkaq, sot, më 18 nëntor 2026, në Suharekë ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë.

Sipas informacioneve të para, Rrahman Hoti është identifikuar si i dyshuari për vrasjen e S.Dakës, rreth 60-vjeçar.

Viktima fillimisht ishte plagosur me armë zjarri, por më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten objekt hetimi./Klankosova.tv

Lexo edhe

Arsenali do të kompletojë sulmin me yllin e madh të Bundesligës, ai i ka thënë ‘po’ transferimit

Arsenali do të kompletojë sulmin me yllin e madh të Bundesligës, ai i ka thënë ‘po’ transferimit

Eurostat: Rreth 10% e studentëve në Maqedoni janë shtetas të huaj

Eurostat: Rreth 10% e studentëve në Maqedoni janë shtetas të huaj

Spitali i Prizrenit: Viktima e të shtënave në Suharekë mbërriti pa shenja jete me disa plagë nga arma e zjarrit

Spitali i Prizrenit: Viktima e të shtënave në Suharekë mbërriti pa shenja jete me disa plagë nga arma e zjarrit