Xherdan Shaqiri është rikthyer te goli pas afro dy muajsh, por realizimi i tij nuk ishte i mjaftueshëm për t’i siguruar pikë Baselit në përballjen ndaj Grasshoppersit.

Baseli u mposht të shtunën mbrëma në shtëpi me rezultat 2:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të të Superligës së Zvicrës.
Shaqiri u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të dhe vetëm tri minuta më vonë arriti të shënonte golin e epërsisë për 1:0.
Megjithatë, epërsia e Baselit zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Grasshoppersi barazoi shifrat në 1:1 me golin e Samuel Krasniqit.
Golin e fitores për mysafirët e realizoi Nikolas Muci, pas asistimit të Amir Abrashit, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2:1.
Në radhët e Grasshoppersit, ndeshjen e plotë e zhvilluan edhe futbollistët shqiptarë Krasniqi, Abrashi dhe Bujar Pllana.
Goli i fundit i Shaqirit para kësaj ndeshjeje datonte nga 13 shtatori, kur ai kishte realizuar dy herë në fitoren 4:2 të Baselit ndaj Luzernit.
35-vjeçari këtë edicion ka regjistruar gjithsej katër gola dhe një asistim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





