Lazio fiton në Torino dhe shkëputet pesë pikë në krye të Serie A

Lazio fiton në Torino dhe shkëputet pesë pikë në krye të Serie A

Lazio fiton në Torino dhe shkëputet pesë pikë në krye të Serie A

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso ka marrë tri pikë të rëndësishme në luftën për titullin e kampionit, duke krijuar epërsi prej pesë pikësh në krye të tabelës, para ndeshjes së Inter kundër Genoa.

Torino e nisi më mirë takimin duke krijuar disa raste të mira shënimi në minutat e para, por portieri Christos Mandas ka treguar sukses sukses ndaj goditjeve të Giovanni Simeone dhe Nikola Vlasic.

Sponsor 3M Express

Gradualisht Lazio e ka marrë kontrollin e lojës dhe ka kaluar në epërsi në minutën e dyzet e dytë. Oliver Provstgaard ka shënuar me kokë, pas harkimit të Mattia Zaccagni nga këndi.

Vetëm dy minuta më vonë, mysafirët e kanë dyfishuar epërsinë. Gustav Isaksen ka përfituar nga pasimi i Zaccagni dhe me një goditje të saktë e ka dërguar topin në rrjetë për 2:0.

Torino u rikthye në lojë në minutën e gjashtëdhjetë e dytë, kur Che Adams ka shënuar me kokë pas asistimit të Gvidas Gineitis.

Vendasit kanë vazhduar ta kërkojnë golin e barazimit dhe kanë pasur një mundësi të mirë përmes Gaetano Oristanio, por goditja e tij me kokë ka përfunduar jashtë portës.

Lazio ka arritur ta ruajë epërsinë deri në fund dhe ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në garën për titull.

Me këtë sukses, Lazio shkon në kuotën e pesë pikëve më shumë se ndjekësit, ndërsa Inter ka mundësinë ta zvogëlojë diferencën në ndeshjen kundër Genoa.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Krah nënës për 28 Nëntor, Ramush Haradinaj ndan fotografinë dhe uron shqiptarët kudo që jetojnë

Krah nënës për 28 Nëntor, Ramush Haradinaj ndan fotografinë dhe uron shqiptarët kudo që jetojnë

LAZIO vazhdon me rezultate fantastike në Serie A

LAZIO vazhdon me rezultate fantastike në Serie A

Vendoset mozaiku i Nënë Terezës në lokacionin e ri, Rama: Ajo e ka vendin në zemër të kryeqytetit

Vendoset mozaiku i Nënë Terezës në lokacionin e ri, Rama: Ajo e ka vendin në zemër të kryeqytetit