Pas 40 vjetësh duke mbledhur vetura sportive amerikane, koleksionisti vendos t’i shesë

Pas 40 vjetësh duke mbledhur vetura sportive amerikane, koleksionisti vendos t’i shesë

Pas 40 vjetësh duke mbledhur vetura sportive amerikane, koleksionisti vendos t’i shesë

Një tregtar i veturave nga Ohio ka kaluar rreth 40 vjet duke krijuar në heshtje një koleksion me disa prej modeleve më të njohura të veturave sportive amerikane, kryesisht nga prodhuesi General Motors. Tani, pas dekadash grumbullimi, ai ka vendosur të nisë shitjen e tyre.

Sponsor 3M Express

Në një video të publikuar së fundmi në YouTube, tregtari John Clay Wolfe viziton koleksionin, shqyrton veturat dhe negocion blerjen e disa prej tyre. Në mesin e modeleve të ruajtura janë Chevrolet Camaro, Pontiac Trans Am, Buick Grand National, si dhe një Ford SVT Lightning i vitit 2000.

Një nga veturat më interesante është Chevrolet Camaro IROC-Z i vitit 1985, i cili ka vetëm rreth 322 kilometra të kaluara. Wolfe pranon ta blejë atë për 45 mijë dollarë, transmeton Telegrafi.

Ai blen gjithashtu një Chevrolet Corvette C3, me ngjyrë të bardhë nga jashtë dhe të kuqe në brendësi, për 7 mijë dollarë. Megjithatë, vetura ka një problem me transmisionin.

Jo për çdo model palët arritën marrëveshje. Wolfe hoqi dorë nga disa vetura, pasi çmimet e kërkuara nga pronari nuk i linin hapësirë të mjaftueshme për fitim. Të tjera kërkonin më shumë punë dhe riparime nga sa ishte i gatshëm të merrte përsipër.

Të interesuarit për blerjen e veturave që Wolfe ka përzgjedhur do të kenë mundësi t’i gjejnë në ankandin e 23 dhjetorit, në Manheim Dallas. Ai planifikon të nxjerrë në shitje rreth 100 automjete, pa çmim minimal të garantuar.

Megjithatë, për të marrë pjesë në ankand, blerësit do të duhet të përfaqësohen nga dikush që posedon licencë tregtari automjetesh. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lexo edhe

“Kemi mbetur pa ngrohje në këto ditë me borë”, banori i Fushë Kosovës ankohet në Sinjal për problemet me rrymën

“Kemi mbetur pa ngrohje në këto ditë me borë”, banori i Fushë Kosovës ankohet në Sinjal për problemet me rrymën

“E njoh personalisht, polici ekziston”- Benita zbulon detaje për Anjezën (VIDEO)

“E njoh personalisht, polici ekziston”- Benita zbulon detaje për Anjezën (VIDEO)

Liverpooli nuk arrin ta ruajë epërsinë, Evertoni merr një pikë në derbin e Ligës Premier

Liverpooli nuk arrin ta ruajë epërsinë, Evertoni merr një pikë në derbin e Ligës Premier