Partnerja e Diogo Jotas zbulon detaje tronditëse nga nata tragjike: I thashë të kishte kujdes në rrugë

Partnerja e Diogo Jotas zbulon detaje tronditëse nga nata tragjike: I thashë të kishte kujdes në rrugë

Partnerja e Diogo Jotas zbulon detaje tronditëse nga nata tragjike: I thashë të kishte kujdes në rrugë

Bashkëshortja e Diogo Jotas, Rute Cardoso, ka zbuluar detaje prekëse nga nata tragjike kur futbollisti portugez humbi jetën në një aksident automobilistik, së bashku me vëllanë e tij më të vogël, Andre Silva.

Sponsor 3M Express

Në librin “Diogo Jota: Forever in Our Hearts”, Rute ka rrëfyer mesazhet e fundit që shkëmbeu me bashkëshortin dhe momentet e rënda kur kuptoi se ai nuk do të kthehej më në shtëpi.

Jota, i cili ishte vetëm 28 vjeç, humbi jetën vetëm 11 ditë pas martesës me Ruten, dashurinë e tij që nga fëmijëria.

Ai dhe vëllai po udhëtonin drejt Santanderit, në Spanjë, ku futbollisti duhej të kthente makinën e marrë me qira, për të vazhduar më pas me traget drejt Britanisë së Madhe dhe për t’iu bashkuar përgatitjeve të Liverpoolit.

Mjekët i kishin këshilluar të mos udhëtonte me aeroplan pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Rute tregoi se, pak minuta pasi vëllezërit u nisën, i kishte dërguar Diogos një mesazh për t’i uruar rrugë të mbarë.

Ai iu përgjigj me një ’emoji’, ndërsa ajo i shkroi: “Ki kujdes në rrugë”.

Këto fjalë morën një domethënie të dhimbshme pas aksidentit që i mori jetën futbollistit dhe vëllait të tij.

Atë mbrëmje, Rute kishte marrë edhe disa video nga dasma e tyre dhe dëshironte t’ia dërgonte bashkëshortit.

Megjithatë, mesazhi në WhatsApp nuk shkoi.

As mesazhet e tjera nuk mbërritën, derisa telefonatat drejtuar Diogos dhe Andre nuk morën përgjigje.

E shqetësuar, ajo telefonoi hotelin ku vëllezërit duhej të kalonin natën, por mësoi se ata nuk kishin mbërritur.

Pasi tentoi të merrte informacione nga spitali dhe policia lokale, Rute kontaktoi dajën e saj, Vitorin, i cili kishte kontakte në policinë rrugore spanjolle.

Gjatë një telefonate, ajo dëgjoi fjalët që do t’i mbeteshin përgjithmonë në kujtesë: “Po i transportojnë trupat”.

Në atë çast, gjithçka iu errësua dhe ajo e kuptoi se diçka e tmerrshme kishte ndodhur.

Më vonë, një polic spanjoll ia konfirmoi zyrtarisht lajmin tragjik.

Rute kujtoi gjithashtu se, gjatë rrugës për në morg, kishte kërkuar nga shoferi të kalonin nëpër të njëjtën rrugë ku kishin udhëtuar Diogo dhe Andre.

Kur arritën te kilometri i 64-të, mbetjet e makinës ishin ende aty.

Ajo dëshironte t’i afrohej vendit të aksidentit, por një polic e ndaloi.

Biografia është shkruar nga Jose Manuel Delgado, me miratimin e familjes së futbollistit, teksa të ardhurat nga libri do të mbështesin fondacionin e Liverpoolit, LFC Foundation.

Përmes këtij rrëfimi, Rute ka ndarë me publikun jo vetëm momentet e fundit të komunikimit me bashkëshortin, por edhe dhimbjen e papërshkrueshme të humbjes së tij dhe të vëllait të tij. /Telegrafi/

Lexo edhe

BKK nis bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

BKK nis bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike?

Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike?

Partnerja e Diogo Jotas zbulon detaje tronditëse nga nata tragjike: I thashë të kishte kujdes në rrugë | Momenti