Partitë shqiptare në RMV u bëjnë thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë

Partitë shqiptare në RMV u bëjnë thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë

Partitë shqiptare në RMV u bëjnë thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut u kanë bërë thirrje  shqiptarëve  të Luginës së Preshevës që nesër të dalin në zgjedhje,sepse sipas tyre, në këtë mënyrë,  kanë mundësi të shkruajnë histori.

Bashkimi tashmë është realitet. Tani është koha që ky bashkim të dëshmohet me votë, me mobilizim dhe me përfaqësim sa më të madh në Parlamentin e Serbisë.

Sponsor 3M Express

Apelojmë veçanërisht te shqiptarët e Luginës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, të udhëtojnë drejt vendvotimeve të tyre dhe ta ushtrojnë të drejtën e votës.

Urojmë që ta kthejmë bashkimin në forcë politike dhe 25 tetorin në një ditë historike për shqiptarët e Luginës! Synimi është përfaqësimi më i madh shqiptar në Kuvendin e Serbisë,thuhet në deklaratën me shkrim të lëshuar nga VLEN

Edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim , Ali Ahmeti, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe vendbanimet e tjera që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka përmend rëndësinë e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, veçanërisht në mbrojtjen e të drejtave kombëtare, gjuhësore dhe qytetare.

“Përfaqësimi politik i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë ka rëndësi të veçantë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, gjuhësore dhe qytetare, si dhe për ngritjen e shqetësimeve lidhur me diskriminimin, padrejtësitë dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në këto treva” ka shkruar Ahmeti.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Mashtrimet me Call Center, ish-banorja e BBVA-së dhe ish-futbollisti i KF Prishtina e Re në mesin e të arrestuarve

Mashtrimet me Call Center, ish-banorja e BBVA-së dhe ish-futbollisti i KF Prishtina e Re në mesin e të arrestuarve

Kane, Yamal apo Mbappe, kush e meriton “Topin e Artë”?

Kane, Yamal apo Mbappe, kush e meriton “Topin e Artë”?

Pacolli: Gjoba prej 5 mijë eurosh për Komunën e Prishtinës për shkeljet lidhur me mbeturinat

Pacolli: Gjoba prej 5 mijë eurosh për Komunën e Prishtinës për shkeljet lidhur me mbeturinat