Partitë për “Specialen”: Kthimi i ligjit për përmbajtje a procedurë?

Partitë për “Specialen”: Kthimi i ligjit për përmbajtje a procedurë?

Partitë për “Specialen”: Kthimi i ligjit për përmbajtje a procedurë?

Për temat e Kryesisë u pajtuan, por Ligjin për Gjykatën Speciale nuk e diskutuan.

Sponsor 3M Express

Kjo pasi ligji edhe për dy javë mund të shqyrtohet në Komisionin për Legjislacion, ku e dërgoi kryekuvendarja Albulena Haxhiu, pasi presidentja e ktheu mbrapsht.

Sipas bashkëpartiakes së saj, Arbërie Nagavci, iniciuesit e ligjit duhet ta dinë se ai nuk mund të amandamentohet.

Ndërkaq, për Partinë Demokratike të Kosovës, përmbajtja e ligjit nuk paraqet çështje diskutimi, pasi dallimet mes partive, sipas Vlora Çitakut, janë vetëm te procedurat.

Kryetarja e përkohshme e PDK-së vlerësoi se ekziston hapësirë për diskutim dhe bashkëpunim lidhur me procedurën që duhet të ndiqet për ligjin, duke iu referuar edhe nenit 34 të Rregullores së Kuvendit.

Ndërkohë, nga Lidhja Demokratike e Kosovës presin të shohin se si do të veprojë Kuvendi, para se të marrin një vendim.

Kronika e përgatitur nga gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani:

Lexo edhe

Gruaja që qëndroi pranë miliarderit të Nvidia-s në çdo hap, historia e Lori dhe Jensen Huang

Gruaja që qëndroi pranë miliarderit të Nvidia-s në çdo hap, historia e Lori dhe Jensen Huang

Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Politika e Jashtme: 2026-a, vit i zbehtë, asnjë njohje për Kosovën (VIDEO)

Politika e Jashtme: 2026-a, vit i zbehtë, asnjë njohje për Kosovën (VIDEO)