Parashikimi i motit për fundjavë, a do të ketë borë?

Parashikimi i motit për fundjavë, a do të ketë borë?

Parashikimi i motit për fundjavë, a do të ketë borë?

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë datave 28–29 nëntor 2026, Kosova pritet të ndikohet nga depërtimi i masave ajrore të ftohta nga drejtimi veriperëndimor i Evropës.

Sponsor 3M Express

IHK njofton se kjo situatë atmosferike shoqërohet me adveksion të ajrit të ftohtë drejt Ballkanit, shtim të vranësirave dhe reshje shiu e bore.

“Trajektorja e mundshme e zhvendosjes përfshin Evropën Veriore dhe Qendrore, me kalim të mundshëm përmes Gjermanisë, Polonisë dhe Çekisë drejt Ballkanit.

Megjithatë, origjina e saktë e masës ajrore duhet të konfirmohet në vazhdimësi, përmes hartave sinoptike dhe analizës së trajektoreve atmosferike Kjo rrugë e masave ajrore, e orientuar kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi favorizon bartjen e ajrit të ftohtë nga gjerësitë e larta gjeografike drejt rajonit tonë”, thuhet në njoftim.

Gjatë rrugëtimit mbi hapësirën e Evropës Jugperëndimore, masat ajrore do t’i ruajnë karakteristikat e veta të ftohta, duke ndikuar në rënien e grafikut termik.

Vlerësimi përfundimtar:

Kosova pritet të përjetojë një episod të theksuar të ftohjes atmosferike kryesisht javën e ardhshme kur dhe zyrtarisht futemi në stinën e dimrit meteorologjik, me karakteristika të fillimit të sezonit dimëror.

IHK thekson se e shtuna do të jetë me mot të vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 2 deri 5 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashikohet mot kryesisht I vranët dhe me reshje bore.

Temperaturat minimale do të jenë -5 deri -3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 1 deri 3 gradë.

Era do të fryjë nga veriperëndimi 1–6m/s.

KUSHTET BIOMETEOROLOGJIKE

Gjatë kësaj periudhe, kushtet biometeorologjike në territorin e Kosovës pritet të jenë kryesisht të pafavorshme, si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ftohta dhe uljes së ndjeshme të temperaturave.

Kombinimi i temperaturave të ulëta, vranësirave dhe reshjeve të shiut e borës do të ndikojë në rritjen e ndjesisë së të ftohtit në organizmin e njeriut.

Gjatë së shtunës, kushtet do të karakterizohen nga një stres termik në rritje, ndërsa të dielën ndikimi i të ftohtit pritet të jetë më i theksuar.

Temperaturat negative gjatë orëve të mëngjesit mund të shkaktojnë shqetësime te personat e moshuar, fëmijët dhe individët me ndjeshmëri të shtuar ndaj ndryshimeve meteorologjike.

Era nga veriperëndimi mund të intensifikojë ndjesinë e të ftohtit, veçanërisht në hapësirat e ekspozuara.

Lagështia dhe reshjet mund të shtojnë parehatinë gjatë qëndrimit në ambient të hapur.

Rekomandohet veshje e përshtatshme dhe kufizimi i ekspozimit të zgjatur ndaj temperaturave të ulëta. Në përgjithësi, biometeorologjikisht pritet një periudhë me ngarkesë të shtuar termike nga të ftohtit dhe kushte relativisht të pafavorshme për aktivitetet e zgjatura në natyrë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Rama uron shqiptarët për festën e Pavarësisë: Një 28 Nëntor më pranë Europës së Bashkuar

Rama uron shqiptarët për festën e Pavarësisë: Një 28 Nëntor më pranë Europës së Bashkuar

Në Ditën e Flamurit për fitore historike: Nelson Hysa ngjitet sonte në ring kundër Agit Kabayel

Në Ditën e Flamurit për fitore historike: Nelson Hysa ngjitet sonte në ring kundër Agit Kabayel

Një person i lënduar nga vetaksidenti në Sllatinë, Policia jep detaje

Një person i lënduar nga vetaksidenti në Sllatinë, Policia jep detaje