Paralajmërohet vazhdim i protestave për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës

Paralajmërohet vazhdim i protestave për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës

Paralajmërohet vazhdim i protestave për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës

Aktivistja Liridona Sijarina nga “Kolektivi Feminist” ka përsëritur kërkesat e protestuesve ndaj institucioneve të drejtësisë dhe Qeverisë së Kosovës pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Ajo ka paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen dhe se do të përshkallëzohen, duke kërkuar llogaridhënie nga institucionet, ndjekje penale për zyrtarët që, sipas saj, kanë dështuar në trajtimin e rastit, si dhe shkarkimin e ministres së Drejtësisë dhe ministrit të Punëve të Brendshme.

Sponsor 3M Express

“Ne këtij shteti kemi me iu kundërvu. Protestat tona nuk kanë me u ndalë, natë e ditë, por kanë me u përshkallëzu. Nuk mundemi me pritë që ky shtet me na qitë hi syve, me na shpartallua e të mos mundemi t’i bëjmë bashkë dy veta kur duhet ta ngremë zërin për gratë”, ka thënë Sijarina.

Ajo ka theksuar se protestuesit presin përgjigje për secilën prej kërkesave të tyre.

“Ne ultimatumin e kemi dhënë. Ajo që po presim sot është t’i numërojmë kërkesat tona dhe të marrim përgjigje për secilën prej tyre. Duam burgime, duam llogari, duam që trupat tanë të trajtohen me dinjitet”, ka deklaruar ajo.

Sijarina ka thënë se brenda më pak se dy muajsh janë vrarë katër gra në Kosovë, duke kundërshtuar, siç u shpreh, deklaratat boshe dhe lojërat partiake.

“Për më pak se dy muaj, katër gra të kësaj republike janë vrarë. Nuk mjaftojnë dhe nuk i duam as deklaratat boshe, as lojërat partiake. Ajo që ka ndodhur pardje është ofendim për të gjitha ne dhe për Arlindën”, ka shtuar ajo.

Aktivistja ka përsëritur edhe kërkesën për ndjekje penale të zyrtarëve që, sipas saj, kanë përgjegjësi për mënyrën se si është trajtuar rasti i Arlinda Zekajt.

“Unë po i përsëris kërkesat që i kemi thënë prej vitesh. Kemi kërkuar ndjekje penale për kryeprokurorë e kryeprokurore, zyrtarë të Qendrave për Punë Sociale, kryegjyqtarë e gjyqtarë që e kanë çuar Arlindën në varr”, ka thënë Sijarina.

Ajo i është drejtuar edhe Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar shkarkimin e ministres së Drejtësisë dhe ministrit të Punëve të Brendshme.

“Qeverisë, që i tha Arlindës pas vrasjes se nuk ka ditur ku të kërkojë ndihmë, ne i themi se atë ministre dhe ministrin e Punëve të Brendshme duhet t’i shkarkojë, ose do t’ju detyrojmë t’i shkarkoni”, ka deklaruar ajo.

Protesta para Qeverisë së Kosovës do të vazhdojë edhe gjatë natës.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Brnabiq pretendon se po përgatitet terreni për arrestimin e Vuçiqit

Brnabiq pretendon se po përgatitet terreni për arrestimin e Vuçiqit

Kongresistët republikanë i kërkojnë Rubios masa ndaj zyrtarëve shqiptarë për korrupsionin, shqetësime për demokracinë në Shqipëri

Kongresistët republikanë i kërkojnë Rubios masa ndaj zyrtarëve shqiptarë për korrupsionin, shqetësime për demokracinë në Shqipëri

Kritikët për dokumentarin e Netflix dedikuar për Matthew Perry: I ndershëm dhe prekës, por shumë i gjatë

Kritikët për dokumentarin e Netflix dedikuar për Matthew Perry: I ndershëm dhe prekës, por shumë i gjatë

Paralajmërohet vazhdim i protestave për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës | Momenti