Para votimit në Kuvend, GLPS kërkon adresimin e mangësive në Projektligjin për Byronë

Para votimit në Kuvend, GLPS kërkon adresimin e mangësive në Projektligjin për Byronë

Para votimit në Kuvend, GLPS kërkon adresimin e mangësive në Projektligjin për Byronë

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të adresojë mangësitë në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, para se ai të votohet në lexim të dytë të enjten.

Sponsor 3M Express

Në një konferencë për media të mbajtur të martën, përfaqësuesit e GLPS-së kanë shprehur shqetësimin se projektligji aktual nuk i adreson gjetjet e Gjykatës Kushtetuese dhe komentet e shoqërisë civile, duke paralajmëruar rrezikun që Byroja të shndërrohet në mjet politik dhe të cenojë sigurinë juridike të qytetarëve.

Sipas GLPS-së, procedura e shqyrtimit të projektligjit ndërmjet dy leximeve nuk ka mundësuar analizimin e duhur të dispozitave dhe amendamenteve të propozuara.

“Grupi Punues nuk arriti që të shqyrtojë në detaje përmbajtjen e Projektligjit, amandamentet e propozuara, rekomandimet dhe analizat ligjore të organizatave të shoqërisë”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

GLPS ka kritikuar edhe mënyrën e organizimit të takimeve të grupit punues, duke vlerësuar se koha e shkurtër dhe mbajtja e takimeve në të njëjtin orar me grupe të tjera punuese kanë pamundësuar kontributin e duhur të anëtarëve.

Një nga shqetësimet kryesore të GLPS-së lidhet me faktin se projektligji, sipas saj, vazhdon të përmbajë dispozita të cilat Gjykata Kushtetuese i kishte shfuqizuar në tërësi në vitin 2023, përmes Aktgjykimit KO46/23.

Organizata thekson se, pavarësisht konstatimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kufizimin kohor të verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë, projektligji aktual parasheh që procedurës t’i nënshtrohet çdo pasuri dhe çdo zyrtar publik që nga 17 shkurti 2008.

“Projektligji aktual vazhdon të përmbajë dispozitën që kësaj procedure do t’i nënshtrohet çdo pasuri dhe çdo person zyrtar kurdo nga data 17 shkurt 2008”, thekson GLPS.

GLPS vlerëson se projektligji nuk garanton pavarësinë e mjaftueshme funksionale të Byrosë, duke ngritur shqetësime për mënyrën e emërimit të drejtuesve dhe anëtarëve të saj.

Sipas organizatës, dispozitat aktuale parashohin shumicë të thjeshtë për emërimin e drejtorit dhe tre anëtarëve të Byrosë, ndërsa kandidatëve u kërkohet të kenë vetëm pesë vjet përvojë pune.

“Projektligji aktual nuk ka arritur të sigurojë pavarësinë funksionale të Byrosë, duke rrezikuar që e njëjta të shërbejë më shumë si mjet politik sesa si mekanizëm për konfiskim civil”, thuhet në reagim.

Një tjetër çështje që GLPS e konsideron problematike është mungesa e garancive të mjaftueshme për sigurinë juridike të personave që mund t’i nënshtrohen verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë.

Sipas saj, projektligji nuk e përcakton qartë nëse mund të iniciohet procedurë penale kur provat e mbledhura gjatë procedurës së konfiskimit tregojnë dyshime se pasuria është fituar përmes veprës penale. Po ashtu, organizata ngre shqetësime për mundësinë që Byroja të tërhiqet nga propozimi për konfiskim në çdo fazë të procedurës.

GLPS ka vënë në pikëpyetje edhe barazinë e palëve gjatë procedurës së konfiskimit civil, duke argumentuar se disa dispozita mund të cenojnë zhvillimin e një procesi të paanshëm.

Në fund, organizata u ka bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë projektligjin në lexim të dytë pa u adresuar këto çështje.

“GLPS kërkon nga Kuvendi i Kosovës që të mos procedohet me votimin në lexim të dytë pa u adresuar çështjet që determinojnë zbatim efikas, siguri juridike dhe pavarësi të plotë të mekanizmit për konfiskim civil të pasurisë së pajustifikueshme”, thuhet në reagimin e organizatës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Supremja e hedh si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt kundër largimit nga pozita e kryeprokurorit

Supremja e hedh si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt kundër largimit nga pozita e kryeprokurorit

“Ku mundemi me thirr Gërvallen?”, Kurti s’i përgjigjet gazetares së Klanit (VIDEO)

“Ku mundemi me thirr Gërvallen?”, Kurti s’i përgjigjet gazetares së Klanit (VIDEO)

Haxhiu takon homologun nga Maqedonia e Veriut, në fokus bashkëpunimi ndërparlamentar

Haxhiu takon homologun nga Maqedonia e Veriut, në fokus bashkëpunimi ndërparlamentar

Para votimit në Kuvend, GLPS kërkon adresimin e mangësive në Projektligjin për Byronë | Momenti