Paniku në bursat botërore, humben gati nëntë trilionë dollarë nga vlera e aksioneve

Paniku në bursat botërore, humben gati nëntë trilionë dollarë nga vlera e aksioneve

Paniku në bursat botërore, humben gati nëntë trilionë dollarë nga vlera e aksioneve

Bursat botërore shënojnë rënie të fuqishme, ndërsa nga kulmi i arritur në gusht janë fshirë pothuajse nëntë trilionë dollarë nga vlera e tregut të aksioneve.

Sponsor 3M Express

Shitjet masive të aksioneve po nxiten nga dyshimet gjithnjë e më të mëdha për qëndrueshmërinë e investimeve gjigante në inteligjencën artificiale (AI), si dhe nga pritjet për rritje të mëtejshme të normave të interesit në SHBA.

Tregjet aziatike janë goditur veçanërisht rëndë, duke regjistruar javën më të keqe që nga viti 2020, raportoi Reuters.

Aksionet në Tajvan humbën rreth 17 për qind të vlerës së tyre brenda vetëm pesë ditësh, rënia më e madhe javore që nga fillimi i viteve 1990.

Humbje të mëdha në Azi dhe SHBA

Sipas të dhënave të kompanisë financiare LSEG, të cilat i përcjell Reuters, tregu tajvanez ka humbur rreth 1.12 trilionë dollarë nga kapitalizimi i tij, krahasuar me nivelin rekord të arritur më 6 tetor.

Indeksi japonez Nikkei ra të premten për më shumë se katër për qind, ndërsa indeksi koreano-jugor KOSPI humbi mbi katër për qind të vlerës.

Valë e shitjeve u përhap edhe në bursat evropiane, ku indeksi pan-evropian STOXX 600 shënoi rënie prej 1.5 për qind gjatë orëve të paradites.

Rënie të fuqishme u regjistruan edhe në Wall Street. Indeksi amerikan S&P 500 humbi të enjten dy për qind, duke shënuar ditën e gjashtë radhazi në rënie, serinë më të gjatë të këtij lloji që nga viti 2024.

Dow Jones ra me 1.101 pikë, përkatësisht 2.2 për qind, ndërsa indeksi teknologjik Nasdaq humbi 2.3 për qind.

Rënia vazhdoi edhe të premten. Në fillim të tregtimit, S&P 500 ishte në minus rreth 0.5 për qind, ndërsa Nasdaq rreth 1.3 për qind. /Telegrafi/

Lexo edhe

Katër të arrestuar në operacionin “Taslixhe”, sekuestrohen 15 kilogramë marihuanë

Katër të arrestuar në operacionin “Taslixhe”, sekuestrohen 15 kilogramë marihuanë

Kurti: Pagesat e shpejta, hap drejt integrimit financiar evropian

Kurti: Pagesat e shpejta, hap drejt integrimit financiar evropian

Roma kërkon Jamie Gittensin, Gasperini synon ta përforcojë sulmin në janar

Roma kërkon Jamie Gittensin, Gasperini synon ta përforcojë sulmin në janar