Incident jashtë shtëpisë së Jakup Krasniqit, pjesëtari i EULEX-it dyshohet se ia drejtoi armën një familjari

Është dita e tretë që ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron në Kosovë për arsye familjare, pas marrjes së lejes për të vizituar vendlindjen.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimit të gazetares së Klan Kosovës, Endrita Bajrami, një incident ka ndodhur jashtë shtëpisë së tij, në lagjen “Velania” të Prishtinës.

Një pjesëtar i EULEX-it dyshohet se ia ka drejtuar armën një familjari të Krasniqit, i cili ndodhej jashtë shtëpisë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportimit, pjesëtari i EULEX-it i kishte kërkuar familjarit të futej brenda, duke i thënë: “Hyn mrena”.

Ngjarja ka ndodhur në kohën kur familjarët po e prisnin Jakup Krasniqin të dilte nga shtëpia për të hipur në veturën që do ta transportonte drejt EULEX-it.

Krasniqi po qëndron në Kosovë për arsye familjare, ndërsa vizita e tij po zhvillohet nën përcjelljen e EULEX-it.

Lexo edhe

Kraki kërkon në Bruksel trajtim të barabartë për Kosovën e njohje nga pesë vendet e BE-së

Kraki kërkon në Bruksel trajtim të barabartë për Kosovën e njohje nga pesë vendet e BE-së

Jakup Krasniqi përfundon vizitën e tretë në shtëpi, largohet nën përcjelljen e EULEX-it

Jakup Krasniqi përfundon vizitën e tretë në shtëpi, largohet nën përcjelljen e EULEX-it

Gjendja me mbeturina në Prishtinë, Musmurati: Murati po e bllokon kredinë prej 74 milionë eurosh për menaxhimin e tyre

Gjendja me mbeturina në Prishtinë, Musmurati: Murati po e bllokon kredinë prej 74 milionë eurosh për menaxhimin e tyre

Incident jashtë shtëpisë së Jakup Krasniqit, pjesëtari i EULEX-it dyshohet se ia drejtoi armën një familjari | Momenti