Pak qetësi rreth ligjit, ju lutem

Pak qetësi rreth ligjit, ju lutem

Pak qetësi rreth ligjit, ju lutem

Shkruan: Robert Muharremi

Sponsor 3M Express

Kthimi nga Presidentja i ligjit për gjykatën speciale ka nxitur reagime të ashpra në publik. Filluan akuza se dikush e ka varrosur ligjin, dikush e ka shkruar keq ligjin, u përfshin gazetarë, opinionistë dhe politikanë të kampeve të ndryshme duke ngritur akuza për tradhëti ndaj atyre që kërkuan kthimin e ligjit ose që e paskan shkruar keq ligjin. Akuzat dhe etiketimet e nxituara për tradhëti duket se i kemi në gjak, dhe i bëjmë pa i ditur rrethanat dhe motivet e atyre të cilët i akuzojmë, edhe pa qenë në nivelin e duhur profesional për të vlerësuar punën dhe veprat e tyre. Zakonisht janë ata që nuk bëjnë asgjë që janë të parët që akuzojnë për tradhëti. Më kujtohen shumë mirë akuzat ndaj Ibrahim Rugovës për tradhëtar, po ashtu edhe ndaj Hashim Thaçit, shpesh nga po të njëjtit që flasin sot. Etiketime të tilla nuk ndihmojnë por vetëm helmojnë atë që Kosovës i nevojitet më së shumti sot, dhe ky është uniteti i spektrit politik shqiptar për t’ju kundërvuar luftës hibride me mjete juridike (lawfare) që po bëhet kundër Kosovës. Vendimi i Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin është manifestimi më i qartë i kësaj lufte hibride të maskuar me petkun e drejtësisë. Kur gjykatësi që ka lexuar këtë vendim flet për kinse luftën speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ndaj kundërshtarëve të saj, ai në fakt e shpreh atë çka është duke u bërë përmes Gjykatës Speciale ndaj Kosovës. Përçarja mes shqiptarëve dhe nxitja e luftës politike mes tyre është vetëm në shërbim të kësaj lufte hibride kundër Kosovës, kur për herë parë nga viti 2015, kur u imponua Gjykata Speciale, u krijua mundësia për veprim kolektiv në mbrojtje të vlerave ë luftës dhe të dinjitetit të shtetit të Kosovës.

Ligji nuk është shkruar për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Ligji është shkruar si reagim ndaj cilësimit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe të gjithë strukturave të saj politike dhe ushtarake si ndërmarrje e përbashkët kriminale, gjë që kriminalizon tërë luftën çlirimtare të Kosovës dhe zbeh legjitimitetin e vet Republikës së Kosovës dhe na vendos në defanzivë politike përkundër faktit që kemi qenë viktimë e agresionit dhe gjenocidit serb. Kur dëgjoj politikanë kosovar duke thënë se vendimi nuk prek UÇK-në, mendoj që ata ose nuk e kanë lexuar vendimin, ose janë injorantë, ose i gëzohen vendimit, dhe fatkeqësisht duket se ka mjaft të tillë në mesin e shqiptarëve.

Hartimi i ligjit ka filluar ditën kur u lexua vendimi i Gjykatës Speciale, në çastet kur Kosova ishte e tmerruar, e poshtëruar dhe tërësisht e çorientuar nga vendimi. Diçka konkrete duhej bërë përtej vajtimit për të gjetur një dalje nga kjo situatë, për të ngritur moralin dhe për të gjetur orientim për veprim politik kundër këtij turpërimi. U kuptua që besimi në drejtësinë ndërkombëtare dhe ndihmen e aleateve ka qenë naivitet i pafalshëm politik dhe që Kosova duhej të vepronte. U dëgjuan zëra për zhbërjën e Gjykatës Speciale, por dihej që kjo do të ishte pothuajase e pamundur deri sa ishte në fuqi Letërkëmbimi i vititi 2014 i ratifikuar nga Kosova si marrëveshje ndërkombëtare. Alternativa me gjasat më të mëdha për sukses ishte kufizimi i kompetencës së Gjykatës Speciale, dhe kthimi i rasteve në gjykatat e rregullta të Kosovës që janë jashtë kompetencës së Gjykatës Speciale, së ashtu siç e parasheh ligji që tani është në Kuvend.

Në vitin 2022, Paneli Kushtetues i Gjykatës Speciale vërtetoi që akuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ishin jashtë pretendimeve të ngritura në Raportin e Dick Martit. Paneli po ashtu vërtetoi që kompetenca e Gjykatës Speciale nuk përcaktohet as nga Kushtetuta e Kosovës e as nga Letërkëmbimi i vitit 2014, por vetëm në ligjin për Gjykatën Speciale. Paneli tha se pasi që Gjykata Speciale ka kompetencë aq të gjërë sipas ligjit, nuk kemi çfarë të bëjmë, sepse vet Kuvendi i Kosovës na e ka dhënë. Me pas dashur Kuvendi i Kosovës me e kufizuar kompetencën e Gjykatës Speciale në pretentimet konkrete të Dick Martit, do ta kishte bërë këtë me ligj; ne nuk ju kemi faj që e keni shkruar ligjin kështu. Gjykata Speciale harron që ligji i është imponuar Kosovës nga BE dhe ShBA, por megjithatë i bëri një shërbim Kosovës duke i treguar se mund ta kufizonte kompetencën e Gjykatës Speciale në pretendimet konkrete të Raportit të Dick Martit pa e cenuar Kushtetutën dhe Letërkëmbimin e vitit 2014. Ketu vetëm shtrohet pyetja përse Kosova nuk e ka bërë këtë që më herët, por ka pritur katastrofën. Besoj që besimi naiv në drejtësinë ndërkombëtare dhe aleatet është shkaku, ndoshta edhe mosdija.

Vendimi i vet Gjykatës Speciale e tregoi shtegun që duhej marrë. U vërtetua që edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, kur i shqyrtoi amandamentet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, kishte kërkuar që kjo gjykatë të ketë kompetenca të specifikuara për të adresuar pretendimet specifike të ngritura në Raportin e Dick Martit dhe jo kompetenca aq të gjëra siç ishin në ligjin për Gjykatën Speciale. Fatkeqësisht, askujt nuk i shkoi mendja në 2015 ta dërgoj ligjin në Gjykatë Kushtetuese, se me gjasë që atëherë do të ishte shpallur kundërkushtetues.Reklamë

U vërtetua edhe që kompetenca e Gjykatës Speciale ishte përtej asaj për çka Kosova ishte zotuar në Letërkëmbimin e vitit 2014. Aty Kosova u zotua se do të themelonte një gjykatë speciale në shkallë të parë dhe në shkallë të apelit për të trajtuar akuzat që mund të burojnë nga Task Force e EULEX (SITF) që kishte hetuar pretendimet e ngritura në Raportin e Dick Martit. Dy gjëra janë me rëndësi këtu. E para, Kosova nuk u zotua për Gjykatë Speciale në nivel të Gjykatës Supreme dhe të Gjykatës Speciale; u zotua vetëm për shkallë të parë dhe për apel. E dyta, hetimi i SITF kishte të bënte vetëm me veprat pas qërshorit 1999, dhe jo më parë, sepse deri në këtë kohë ishte kompetent Tribunali i Hagës (ICTY), i cili në rastet Haradinaj dhe Limaj kishte hedhur poshtë akuzat që UÇK ishte ndërmarrje e përbashkët kriminale. Prokurori i EULEX Williamson shprehimisht tha në 2014 që SITF kishte vetëm për qëllim mbulimin e zbrazëtirës juridike të krijuar pas qërshorit 1999. Përkundër kësaj, ligji që BE dhe ShBA ia imponuan Kosovës i jep kompetencë Gjykatës Speciale që nga data 1 janar 1998, plotësisht jashtë asaj për çka Kosova është zotuar në Letërkëmbimin e vitit 2014.

Me ndryshimet ne ligj, siç është tani në Kuvend, do të kufizohej kompetenca e Gjykatës Speciale në saktësisht atë për çka është zotuar Kosova, dhe rastet që janë jashtë këtij zotimi do të ktheheshin për gjykim në Kosovë. Nëse dikush duhet të vlerësojë UÇK-në se a është ndërmarrje e përbashkët kriminale apo jo, ta bëjnë këtë gjykatat e rregullta të Kosovës, e jo gjykatës të huaj me prapavija të dyshimta që nga koha kur kanë qenë pjesëtar të EULEX-it, që del të jetë vet hetues dhe vet gjykues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rusia thotë se sulmi ukrainas la pa ujë dhe rrymë Krimenë e okupuar

Rusia thotë se sulmi ukrainas la pa ujë dhe rrymë Krimenë e okupuar

Protestuesit e PD-së i vënë flakën ulëseve të vendosura nga Rama për dialog

Protestuesit e PD-së i vënë flakën ulëseve të vendosura nga Rama për dialog

Dibrani në samitin e sigurisë dhe inovacionit në SHBA

Dibrani në samitin e sigurisë dhe inovacionit në SHBA

Pak qetësi rreth ligjit, ju lutem | Momenti