Pak para zgjedhjeve, Obama sulmon ashpër Trumpin: Po e përdor presidencën për përfitime personale

Pak para zgjedhjeve, Obama sulmon ashpër Trumpin: Po e përdor presidencën për përfitime personale

Pak para zgjedhjeve, Obama sulmon ashpër Trumpin: Po e përdor presidencën për përfitime personale

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka ashpërsuar kritikat ndaj presidentit Donald Trump, duke e akuzuar administratën e tij për korrupsion, mungesë përgjegjshmërie dhe strategji të gabuar ndaj Iranit.

Sponsor 3M Express

Gjatë tubimeve elektorale në Cleveland dhe Detroit, Obama u bëri thirrje votuesve që të shfrytëzojnë zgjedhjet e 3 nëntorit për të frenuar, siç i cilësoi ai, veprimet e pamatura të presidentit republikan.

Në Michigan, ku po bënte fushatë për kandidatin demokrat për Senat, Abdul El-Sayed, ish-presidenti akuzoi Trumpin se po e përdor pozitën e tij për përfitime personale.

“Nuk kemi parë kurrë një president që të përfitojë në këtë mënyrë, drejtpërdrejt në kurriz të taksapaguesve”, deklaroi Obama.

Ai kritikoi gjithashtu republikanët, duke pretenduar se partia po toleron korrupsionin, paaftësinë dhe mungesën e përgjegjshmërisë në qeverisje.

Obama vuri në pikëpyetje edhe pretendimet e administratës Trump për fitoren ndaj Iranit. Sipas tij, konflikti ka rritur ndikimin ekonomik të Teheranit, ndërsa kërcënimet ndaj transportit detar në Ngushticën e Hormuzit kanë shtuar pasigurinë në tregjet globale të naftës.

“Irani tani ka fuqinë e vetos mbi Ngushticën e Hormuzit, nëpër të cilën kalon nafta për të arritur në tregjet botërore”, u shpreh ai.

Gjatë fjalimit, Obama ironizoi edhe sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke pretenduar se administrata po përqendrohet në çështje të parëndësishme në vend të problemeve kryesore të vendit.

Ai komentoi me ironi edhe rinovimet luksoze të Shtëpisë së Bardhë, të cilat i krahasoi me stilin e ish-diktatorit irakian Saddam Hussein.

Kritikat e Obamës vijnë pak ditë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të cilat do të përcaktojnë se cila parti do të kontrollojë Kongresin amerikan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Halle Berry del nga gjykata dorë për dore me të fejuarin, ndërsa vazhdon beteja për kujdestarinë

Halle Berry del nga gjykata dorë për dore me të fejuarin, ndërsa vazhdon beteja për kujdestarinë

45 aksidente në një ditë, dy përfundojnë me fatalitet

45 aksidente në një ditë, dy përfundojnë me fatalitet

Ushtarët në Kosovë mund të zëvendësohen, po Amerika?

Ushtarët në Kosovë mund të zëvendësohen, po Amerika?

Pak para zgjedhjeve, Obama sulmon ashpër Trumpin: Po e përdor presidencën për përfitime personale | Momenti