Pacientja në gjendje të rëndë, autoambulanca pa sirenë e drita emergjente – sa kohë humbi QKMF-ja e Klinës duke pritur Policinë para se 43-vjeçarja të ndërronte jetë?

Një 43-vjeçare kishte nevojë për transport urgjent nga Klina në Spitalin e Pejës, por autoambulanca që duhej ta dërgonte nuk kishte sirenë dhe drita emergjente. Për të realizuar transportimin, personeli mjekësor kërkoi ndihmën e Policisë, e cila duhej ta përcillte automjetin me sinjalizimin e saj. Pacientja ndërroi jetë, ndërsa mbetet e paqartë sa kohë u desh për organizimin e kësaj përcjelljeje, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të premten, më 13 nëntor, kur Albona Morina, rreth 43-vjeçare kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.

Gjatë kontrollit, gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar dhe personeli kishte vendosur ta transportonte me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Pejës.

Por autoambulanca nuk kishte sinjalizim me drita vezulluese dhe alarm, sipas informacionit të raportuar në Polici.

Për këtë arsye, QKMF-ja kishte kërkuar që një patrullë policore ta përcillte autoambulancën deri në spital.

Policia i është përgjigjur kërkesës dhe ka asistuar transportimin deri në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Pas mbërritjes, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 43-vjeçares.

Sa minuta kaluan nga vendimi për transportimin urgjent deri te nisja e autoambulancës? A u desh të pritej mbërritja e patrullës policore dhe, nëse po, sa zgjati kjo pritje?

Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje nga drejtuesit e QKMF-së së Klinës dhe institucionet përgjegjëse.

Po aq e rëndësishme është të sqarohet përse një automjet i angazhuar në transport emergjent nuk kishte sinjalizim funksional dhe nëse kjo gjendje ishte e njohur më parë nga drejtuesit e institucionit.

Informacionet e deritanishme nuk përcaktojnë nëse transportimi është vonuar dhe as nëse mungesa e sinjalizimit ka ndikuar në përfundimin tragjik. Për këtë arsye, çdo përfundim mbi lidhjen mes këtyre rrethanave dhe vdekjes së pacientes do të ishte i parakohshëm.

Me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tentoi ta godiste policin me veturë, pastaj e sulmoi dy herë me kokë në ballë – merret vendimi për 30-vjeçarin në Vushtrri

Tentoi ta godiste policin me veturë, pastaj e sulmoi dy herë me kokë në ballë – merret vendimi për 30-vjeçarin në Vushtrri

Denoncon bashkëshortin për dhunë psikologjike në Pejë, gruaja largohet nga shtëpia dhe strehohet te prindërit – Policia në kërkim të 37-vjeçarit

Denoncon bashkëshortin për dhunë psikologjike në Pejë, gruaja largohet nga shtëpia dhe strehohet te prindërit – Policia në kërkim të 37-vjeçarit

Kaos në aeroportet amerikane, SHBA rihap hapësirën ajrore për fluturimet pas pesë orësh ndërprerje

Kaos në aeroportet amerikane, SHBA rihap hapësirën ajrore për fluturimet pas pesë orësh ndërprerje