“Pa rrymë e pa ujë” – rrjeti energjetik i Ukrainës dëmtohet rëndë nga sulmet e reja ruse

“Pa rrymë e pa ujë” – rrjeti energjetik i Ukrainës dëmtohet rëndë nga sulmet e reja ruse

“Pa rrymë e pa ujë” – rrjeti energjetik i Ukrainës dëmtohet rëndë nga sulmet e reja ruse

Sulmet me dronë dhe raketa balistike gjatë natës kanë dëmtuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës, deklaroi presidenti Volodymyr Zelensky, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe të furnizimit me ujë.

Sponsor 3M Express

Zelensky tha se 12 rajone ukrainase u vunë në shënjestër, ndërsa kryeqyteti Kiev pësoi dëmet më të rënda, transmeton klankosova.tv.

Sipas Reuters, raportohet se nëntë persona janë lënduar në mbarë vendin, përfshirë një fëmijë, gjatë valës së sulmeve me mbi 30 raketa balistike dhe mbi 170 dronë.

Këto sulme ndodhin pak para se delegacionet ukrainase dhe ruse të marrin pjesë në bisedime trepalëshe në Abu Dabi, javën e ardhshme. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Raketat dhe dronët rusë godasin 12 rajone të Ukrainës, nëntë të lënduar – Kievi mbetet pa rrymë e ngrohje

Raketat dhe dronët rusë godasin 12 rajone të Ukrainës, nëntë të lënduar – Kievi mbetet pa rrymë e ngrohje

Feronikeli ’74 mposht Ballkanin në minutat shtesë

Feronikeli ’74 mposht Ballkanin në minutat shtesë

Gjilani – Malisheva, formacionet zyrtare të super ndeshjes së javës

Gjilani – Malisheva, formacionet zyrtare të super ndeshjes së javës