Osmani: Letra e Arlindës duhet të shndërrohet në testament për shoqërinë

Osmani: Letra e Arlindës duhet të shndërrohet në testament për shoqërinë

Osmani: Letra e Arlindës duhet të shndërrohet në testament për shoqërinë

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete në luftimin e dhunës ndaj grave, duke folur në Kuvend për rastin e Arlinda Zekajt.

Osmani tha se dhuna ndaj grave nuk fillon në ditën e vrasjes, por shumë më herët, kur normalizohet kontrolli, kërcënimi dhe dhuna ndaj tyre, ndërsa institucionet dështojnë të reagojnë me kohë.

Sponsor 3M Express

“Letra e Arlindës duhet të shndërrohet në testament për këtë shoqëri”, deklaroi Osmani, duke theksuar se asnjë grua nuk duhet të jetojë në frikë apo të mbetet pa mbështetje.

Ajo kritikoi edhe mënyrën se si trajtohen rastet e dhunës në institucionet e drejtësisë, duke vlerësuar se dënimet e lehta nuk e parandalojnë përsëritjen e rasteve.

Osmani kërkoi ndryshime ligjore, përfshirë trajtimin e femicidit si vepër të veçantë penale, masa më të rrepta ndaj personave që ushtrojnë dhunë dhe shtim të kapaciteteve në polici e qendrat sociale.

Sipas saj, përgjegjësia për mbrojtjen e grave nuk duhet të kufizohet vetëm në deklarata politike dhe se duhet të ketë llogaridhënie për të gjithë personat përgjegjës, pa dallim partie.

“Ne nuk mund të flasim për liri, nëse lirinë e gjysmës së shoqërisë e kushtëzojmë me frikën e gjysmës tjetër”, u shpreh ajo.

Në fund, Osmani theksoi se luftimi i dhunës ndaj grave kërkon angazhim të institucioneve, familjeve, shkollave dhe mediave, në mënyrë që asnjë grua të mos mbetet e vetme përballë dhunës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Përplasje mes Haxhiut dhe Hazirit në Kuvend gjatë debatit për vrasjen e Arlindës

Përplasje mes Haxhiut dhe Hazirit në Kuvend gjatë debatit për vrasjen e Arlindës

Ambasada britanike reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje

Ambasada britanike reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje

Arsenali nuk heq dorë nga Alvarez, londinezët vazhdojnë të ndjekin situatën e argjentinasit

Arsenali nuk heq dorë nga Alvarez, londinezët vazhdojnë të ndjekin situatën e argjentinasit