Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar ftesën për të folur në Oxford Union, një nga platformat më të njohura të debatit në botë.

Përmes një postimi, Osmani e cilësoi këtë ftesë si nder të veçantë dhe mundësi për ta prezantuar të vërtetën historike të Kosovës, transmeton Klankosova.tv
Ajo theksoi se Oxford Union ka një traditë mbi dy shekullore të debatit të lirë dhe se në këtë institucion kanë folur figura të njohura të historisë politike, shkencore dhe shoqërore, përfshirë Winston Churchill, Ronald Reagan, Bill Clinton, Nelson Mandela, Nënë Tereza dhe Albert Einstein.
“Të jem pjesë e këtij dialogu, përkrah një tradite të tillë intelektuale, është një nder i veçantë dhe një mundësi për ta përfaqësuar Kosovën, historinë e saj të lirisë dhe aspiratën e saj për një të ardhme të sigurt, demokratike dhe euroatlantike”, shkroi Osmani. /Klankosova.tv.




