Osmani: Fjalimi im në Kuvend nuk u pëlqen atyre që arsyetojnë hajnitë
11 nëntor 2026 • 18:39
Osmani: Fjalimi im në Kuvend nuk u pëlqen atyre që arsyetojnë hajnitë
LAJME
11 nëntor 2026 • 18:39
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka publikuar fjalimin e saj të mbajtur në Kuvend gjatë debatit për Raportin e Progresit, ku kritikoi Qeverinë për mungesë rezultatesh.
Përmes një reagimi ajo u shpreh se kritikat e saj priten me reagime negative vetëm nga ata që, sipas saj, arsyetojnë hajnitë.
Postimi i saj:
“Qeveritë nuk duhet ta matin progresin e tyre duke u krahasuar me dështimet e njëra-tjetrës. Në vend të garës se cila ka ngecur më shumë apo cila ka vjedhur më shumë, duhet të garojnë për arritje dhe rezultate konkrete.Fjalimi im i sotëm në Kuvend.Natyrisht, ky fjalim nuk u pëlqen as atyre që arsyetojnë hajnitë, as atyre që nuk mësojnë kurrë nga gabimet e së kaluarës.”