FSK: Një ushtar ka pësuar lëndime gjatë një trajnimi në poligon

FSK: Një ushtar ka pësuar lëndime gjatë një trajnimi në poligon

FSK: Një ushtar ka pësuar lëndime gjatë një trajnimi në poligon

Pas raportimeve mediatike për vetëplagosjen e një ushtari, Forca e Sigurisë së Kosovës ka reaguar duke konfirmuar se pjesëtari i saj ka pësuar lëndime të lehta gjatë një stërvitjeje.

Sponsor 3M Express

Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur më parë gjatë trajnimeve rutinë në poligon.

Sipas kësaj komunikate ushtria zbaton procedura të rregullta mbrojtëse për të parandaluar rreziqet nga municioni.

Deklarata e plotë:

Sa i përket njoftimeve nga mediat lidhur me lëndimin e lehtë të një pjesëtari të FSK-së, gjatë trajnimit ju informojmë që rasti ka ndodhur më herët në një nga poligonet e FSK-së. Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë realizimit të trajnimeve me municione ballafaqohet me rrezikshmëri të lartë dhe merr paraprakisht të gjitha masat e nevojshme parandaluese për menaxhimin e rrezikut, duke përfshirë pajisjet individuale dhe kolektive për mbrojtjen e personelit. Po ashtu, në secilin aktivitet të FSK-së, konform procedurave standarde në fuqi i bashkëngjiten ekipet mjekësore për evakuim mjekësor potencial. Të gjitha masat e sigurisë janë në linjë me standardet e sigurisë të FSK-së, njëjtë sikur ato të NATO-s. FSK është e vetëdijshme që profesioni ushtarak përbën në vete një rrezikshmëri të lartë, në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor, megjithatë në relacion me nivelin e aktiviteteve, numri i aksidenteve mbetet i vogël për shkak të masave të sigurisë në menaxhimin e rrezikut. Njëkohësisht, FSK mbetet e përkushtuar që vazhdimisht të rrisë sigurinë dhe garantojë ruajtjen e personelit.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Vendimi i Inspektoratit të Arsimit nuk e ndali kopshtin “DUA” në Fushë Kosovë: aktivitetet me fëmijët vazhduan edhe pas vendimit

Vendimi i Inspektoratit të Arsimit nuk e ndali kopshtin “DUA” në Fushë Kosovë: aktivitetet me fëmijët vazhduan edhe pas vendimit

Shiroka Pula merr letër nga senatorja Shaheen, konfirmohet përkrahja e fuqishme amerikane

Shiroka Pula merr letër nga senatorja Shaheen, konfirmohet përkrahja e fuqishme amerikane

“Dardanët” zhvillojnë stërvitje para ndeshjes ndaj Izraelit

“Dardanët” zhvillojnë stërvitje para ndeshjes ndaj Izraelit