Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me rastin e arrestimit të një qytetari për shkak të dëmeve që ka bërë lopa e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë një krahasim mes rastit të Arlindës dhe arrestimit të pronarit të një lope që po kulloste bar.
“Arlindën e lanë në duart e vdekjes. Pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë!
Kjo është logjika e tyre. Viktima pa mbrojtje. Lopa me pronar në pranga!
Logjikë mesjetare. Drejtësi e përmbysur!”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka kritikuar institucionet për, siç është shprehur, dështimin në mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
“Kur institucionet dinë të mbrojnë kullotën nga lopa, por jo jetën e njeriut, kemi prekur fundin”, ka shkruar tutje Osmani./Telegrafi/





